Kërcënoi me thikë të renë dhe tentoi t’i grabisë telefonin, vihet në pranga 62-vjeçari në Vlorë

10 Maj, 16:49| Përditesimi: 10 Maj, 16:53

  • Share

VLORË- Një 62-vjeçar ka rënë në pranga në Vlorë, pasi ka tentuar që t’i vjedhë celularin një të reje. E reja ka qenë duke ecur në rrugë, kur 62-vjeçari e ka kanosur me thikë dhe ka tentuar që t’i grabisë celularin.

62-vjeçari është arrestuar, ndërsa thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se një shtetaseje kishin tentuar t’i vidhnin celularin, në rrugë, duke e kanosur me mjet prerës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit “Storm 18”, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi F. L., 62 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?