Gjovalin Shkambi, xhaxhai i 30-vjeçarit Elvis Shkambi, që kërcënoi me vdekje gjyqtarin që do i dënonte nipin është arrestuar nga policia e Shkodrës. Më herët, 49-vjeçari deklaroi publikisht se gjyqtari që do i dënonte nipin do të përballej me të njëjtin fat si Astrit Kalaja, i cili u vra dje në sallën e gjyqit.
Policia thotë se pas shoqërimit të tij me mbështetjen e forcave Shqiponja është bërë arrestimi dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
"Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari.
Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.
Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”, njoftoi policia.
Lajmi kryesor:
Kërcënon xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit: Ai që më dënon nipin do të përballet me plumba, sikur të jetë Trump apo Papa! Kemi nisur luftë! Arrestohet nga policia
Xh.D/ReportTv.al
