Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit në Tiranë ka kërcënuar se të njëjtin fat do e presë edhe gjyqtarin që do dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi. Në një prononcim për mediat, Gjovalin Shkambi thotë se ai gjyqtar që do t’i dënojë nipin do të përballet me plumba dhe do të ketë të njëjtin “shpërblim” sikur të jetë edhe Donald Trump apo Papa Leone XIV.
Gjovalin Shkambi pretendon se nuk ka qenë në dijeni të planit të nipit sepse do ta kishte ndaluar, por shton se kanë nisur një “luftë të paparë” dhe se nuk i druhet hakmarrjes. Pas kërcënimit publik të tij, ai është shoqëruar në polici dhe u vu në pranga. Policia thotë se ka referuar materialet në Prokurori për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami. Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne. Nuk kam qenë në dijeni të veprimit që do bënte nipi im, se të isha në dijeni do e kisha ndaluar... Kemi nisur një luftë të paparë, në mënyrë absolute nuk i druhem hakmarrjes. Hiç. Kush dënon atë djalë gjykohet me plumba në sallë të gjyqit, se më ka prerë në besë shteti, se ja kam blerë shtetit. S’ka gjyqtar që e dënon”, thotë ai.
Elvis Shkambi hyri ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit dhe qëlloi tre herë drejt gjyqtarit Astrit Kalaja pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij Gjon Shkambi. Policia, në njoftimin zyrtar, tha se detektori kishte dhënë sinjalizim për prezencën e metalit kur nipi e xhaxhai kanë hyrë brenda gjykatës, por se roja e sigurisë Banush Koxhaj, i cili gjithashtu është vënë në pranga, nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim.
Po ashtu, sipas policisë, Gjon Shkambi dyshohet se ishte në dijeni të veprimeve që synonte nipi dhe se nuk e ka ndaluar. Ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza e vrasjes së funksionarëve publikë e kryer në bashkëpunim si dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë. Ndaj autorit, përveç këtyre dy akuzave si xhaxhai, rëndon edhe armëmbajtja pa leje.
Gjovalin Shkambi, xhaxhai i 30-vjeçarit Elvis Shkambi, që kërcënoi me vdekje gjyqtarin që do i dënonte nipin është arrestuar nga policia e Shkodrës. Më herët, 49-vjeçari deklaroi publikisht se gjyqtari që do i dënonte nipin do të përballej me të njëjtin fat si Astrit Kalaja, i cili u vra dje në sallën e gjyqit.
Policia thotë se pas shoqërimit të tij me mbështetjen e forcave Shqiponja është bërë arrestimi dhe materialet do të referohen në Prokurori për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”
"Dha deklarata kanosëse, në media, kundrejt përfaqësuesve të sistemit gjyqësor, vihet në pranga 49-vjeçari.
Menjëherë pas deklaratave kanosëse të bëra në media nga shtetasi Gj. Sh., 49 vjeç, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Rajonale të Antiterrorit Shkodër dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, kapën dhe shoqëruan në Komisariat 49 vjeçarin.
Në vijim të veprimeve procedurale, të drejtuara nga Prokuroria e Shkodrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Sh., 49 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.”, njoftoi policia.
Ky është momenti kur Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, shoqërohet nga efektivët e policisë për në komisariatin e Shkodrës. Më herët, ai kërcënoi duke thënë se gjyqtari që do t’i dënojë nipin për vrasjen do të përballet me të njëjtin fat si gjyqtari që u vra dje.
Komente

Kur pèrceptimi i shoqèrisè èshtè i tillè, se shteti nuk èshtè nè shèrbim tè qytetarit por èshtè vetè problemi kryesor i qytetarève sepse korrupsioni èshtè shtetèror,,,,çfarè prisni nga hallexhinj qè kanè 31 vjet qè torturohen nèpèr salla gjyqesh. Me sa u bè e njohur nga vendimi i djeshèm i tè ndjerit z.Kalaja,,,,vendimi ishte qè e gjithè lènda ti kthehej pèr rigjykim, gjykatès sè shkallès sè parè Shkodèr. 31 VJET TORTURA PSIKOLOGJIKE. Jo jo,,ju lutem. Kètu èshtè njè problem akoma mè i madh se krimi makabèr nè sallèn e gjyqit. Çfarè qènkèsh kaq e koklavitur, qè u dashka njè jetè e tèrè, pèr tè konstatuar pronèsinè ose jo tè njè qytetari mbi objektin nè fjalè?
Përgjigjumore ai e mori tatepjeten dhe per vrasje do rije ne burg. cfare ti bejme fenomenit te korupsionit ne gjykata dhe per rrjedhoje dhe vrasjes se gjyqtareve si me qene gure shahu (qe dhe ndoshta jane).
PërgjigjuKy qenka komplet budall.
PërgjigjuGjykatat po marrin ne qaf njezit. Gjykatat duhet te jene te pavaruara. Duhen veprime te drejta, jo fut ne burg nje kryetar bashkie se i teket prokurorit
PërgjigjuFutini inkokerr plimbi ketij qe mos dehjojme keshtu fjalesh…imagjinoni cfare esukate sjell ne shpi ky rrota…femijet e ketyre i rrisin me ligje xhungle…nga nje kokerr plumbi gjithe meshkujve te fisit te ketyre edhe bie qetesi shkodra dhe shoqeria prej kesoj tipash.