Dmitry Medvedev

Bota

Kërcënon Moska: Dërgimi i raketave amerikane Tomahawks në Kiev do të përfundonte keq edhe për Trumpin

13 Tetor, 14:12| Përditesimi: 13 Tetor, 14:19

  • Share

1760357883_medvevev.JPG

Dmitry Medvedev, zëvendëssekretar aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thotë se furnizimi i Ukrainas me raketat amerikane Tomahawk "mund të përfundojë keq për të gjithë, dhe para së gjithash për vetë Trumpin".

Ky koment erdhi pasi Donald Trump, pasi foli për herë të dytë brenda dy ditësh me Zelenskyn, ngriti mundësinë e dërgimit të raketave lundruese me rreze veprimi prej 2,500 kilometrash në Kiev "nëse lufta nuk zgjidhet".

"Është thënë njëqind herë, në një farë mënyre që edhe njeriu me yje e kupton, se dallimi i aftësive bërthamore të Tomahawk-ëve nga aftësitë e tyre konvencionale në fluturim është i pamundur", deklaroi Medvedev.

 Dhe në çdo rast, shtoi ai, lëshimet nuk do të kryheshin nga ushtria ukrainase, "por nga vetë SHBA-ja - Trump".


Lajmi kryesor:

Ukrainë, 7 rajone probleme me energjinë! Dronët ukrainas godasin depon e naftës në Krime, Zelensky: Raketat Tomahawk vetëm kundër objektivave ushtarake


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?