Të paktën 7 rajone në Ukrainë ( Kharkiv, Sumy, Poltava, Donetsk, Dnipropetrovsk, Zaporizhia dhe Kirovograd) po përballen me ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të sulmeve ruse. Ministrja e Energjisë njoftoi këtë të hënë se sistemi energjetik po përballet me një situatë të rëndë pasi Rusia vazhdon ta shënjestrojë me sulme.
Nga ana tjetër, Ukraina është hakmarrë duke shënjestruar me dronë objektin më të madh të magazinimit të naftës në Rusi në qytetin Feodosia të Krimesë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr masiv dhe duke i vënë flakën pesë tankeve. Terminali JSC është një nga dy që operojnë në gadishullin e Detit të Zi, kryesori dhe ai me kapacitetin më të madh të magazinimit, dhe konsiderohet vendimtar për furnizimin e trupave ruse të vendosura në frontin 250 kilometra larg. Një nënstacion elektrik në Feodosia dhe një tjetër në Simferopol u goditën gjithashtu.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka sqaruar se raketat amerikane Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi do t;i përdorin vetëm kundër objektivave ushtarake ruse dhe jo civilëve.
"Pavarësisht gjithë pikëllimit tonë për humbjen e ushtarëve, familjeve dhe fëmijëve, ne kurrë nuk kemi goditur civilë dhe ky është ndryshimi i madh midis Ukrainës dhe Rusisë. Kjo është arsyeja pse, kur flasim për raketa me rreze të gjatë veprimi, po flasim vetëm për objektiva ushtarake”, deklaroi Zelensky.
Ndërkohë, shefi i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi edhe për rrezikun që paraqet Rusia me raketat e reja. Në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Aleancës në Lubjanë, ai tha se raketat ruse mund të arrinnë në kryeqytetet evropiane brenda pak minutave.
"Rreziqet për sigurinë tonë janë rritur: brezi i ri i raketave ruse mund të arrijë kryeqytetet evropiane brenda pak minutash. Fuqia shkatërruese e dronëve, sabotimi i infrastrukturës nënujore, siguria e hapësirës kibernetike: të gjitha këto na shqetësojnë, në Lindje dhe në Perëndim. Përballë këtyre sfidave për sigurinë tonë, ne e shohim edhe një herë se sa thelbësore është të punojmë së bashku brenda NATO-s. Kur bëhet fjalë për shkeljet e pamatura dhe të rrezikshme të hapësirës sonë ajrore nga Rusia, kemi parë se përgjigjja e NATO-s ka qenë e shpejtë dhe efektive", tha ai.
Më herët, edhe presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko provokoi me komentin se Ukraina mund të pushojë së ekzistuari dhe se dikur fajësonte BE-në dhe SHBA, port ani është i bindur se fajtor është Zelensky.
Dmitry Medvedev, zëvendëssekretar aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thotë se furnizimi i Ukrainas me raketat amerikane Tomahawk "mund të përfundojë keq për të gjithë, dhe para së gjithash për vetë Trumpin".
Ky koment erdhi pasi Donald Trump, pasi foli për herë të dytë brenda dy ditësh me Zelenskyn, ngriti mundësinë e dërgimit të raketave lundruese me rreze veprimi prej 2,500 kilometrash në Kiev "nëse lufta nuk zgjidhet".
"Është thënë njëqind herë, në një farë mënyre që edhe njeriu me yje e kupton, se dallimi i aftësive bërthamore të Tomahawk-ëve nga aftësitë e tyre konvencionale në fluturim është i pamundur", deklaroi Medvedev.
Dhe në çdo rast, shtoi ai, lëshimet nuk do të kryheshin nga ushtria ukrainase, "por nga vetë SHBA-ja - Trump".
Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, mik i Vladimir Putinit, ka bërë një deklaratë provokative duke thënë se Ukraina do të pushojë së ekzistuari nëse Volodymyr Zelensky nuk ulet, nuk negocion dhe nuk ndërmerr veprime urgjente. Në një intervistë, Lukashenko tha se ka fajësuar vazhdimisht udhëheqësit evropianë dhe SHBA për mosarritjen e një marrëveshjeje paqeje, por tani beson se " roblemi nuk qëndron te Shtetet e Bashkuara... as te Rusia... por te Volodymyr Zelensky".
Ai argumentoi se duhet të ushtrohet presion i fortë mbi presidentin ukrainas për ta detyruar atë të marrë vendime "të përshtatshme".
Ndërkohë, presidenti i SHBA, Donald Trump ka folur sërish për Ukrainën. Nga Air Force One, ai përsëriti deklaratën e tij të dielën se mund të vendosë të dërgojë raketa lundrimi Tomahawk në Ukrainë nëse Rusia nuk i jep fund luftës, duke specifikuar se mund ta diskutojë çështjen së pari me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
"Tomahawk është një armë e jashtëzakonshme, shumë ofensive. Dhe sinqerisht, Rusia nuk ka nevojë për të", tha Trump në bordin e Air Force One.
Rusia ka paralajmëruar se situata do të përshkallëzohej nëse SHBA do t’i japë raketa të tilla Kievit.
Komente
