Presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, mik i Vladimir Putinit, ka bërë një deklaratë provokative duke thënë se Ukraina do të pushojë së ekzistuari nëse Volodymyr Zelensky nuk ulet, nuk negocion dhe nuk ndërmerr veprime urgjente. Në një intervistë, Lukashenko tha se ka fajësuar vazhdimisht udhëheqësit evropianë dhe SHBA për mosarritjen e një marrëveshjeje paqeje, por tani beson se " roblemi nuk qëndron te Shtetet e Bashkuara... as te Rusia... por te Volodymyr Zelensky".
Ai argumentoi se duhet të ushtrohet presion i fortë mbi presidentin ukrainas për ta detyruar atë të marrë vendime "të përshtatshme".
Ndërkohë, presidenti i SHBA, Donald Trump ka folur sërish për Ukrainën. Nga Air Force One, ai përsëriti deklaratën e tij të dielën se mund të vendosë të dërgojë raketa lundrimi Tomahawk në Ukrainë nëse Rusia nuk i jep fund luftës, duke specifikuar se mund ta diskutojë çështjen së pari me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
"Tomahawk është një armë e jashtëzakonshme, shumë ofensive. Dhe sinqerisht, Rusia nuk ka nevojë për të", tha Trump në bordin e Air Force One.
Rusia ka paralajmëruar se situata do të përshkallëzohej nëse SHBA do t’i japë raketa të tilla Kievit.
Lajmi kryesor:
Ukrainë, 7 rajone probleme me energjinë! Zelensky konfirmon takimin me Trump: Raketat Tomahawk vetëm kundër objektivave ushtarake!
Xh.D/ReportTv.al