Kërkesa e 30 deputetëve në GJK/ Burimi: Bardhi e sheh se Berisha është drejt fundit, pozicionohet si figura nr.1! Hoxha: Mori fund hipokrizia, bëhet për hall personal

15 Dhjetor 2023, 18:40| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 20:11

  • Share

Mbrëmjen e sotme, Report Tv zbardhi ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për të penguar arrestin e Sali Berishës nga SPAK. Mes tyre është edhe emri i Gazment Bardhit, i cili deri më tani nuk kishte shfaqur një qëndrim të caktuar lidhur me këtë çështje.

Sa i takon zbardhjes së emrave që kanë firmosur kërkesën, në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli analisti Genc Burimi i cili nëpërmjet një lidhje ‘skype’ tha se Bardhi ka zgjedhur të mbajë këtë qëndrim sepse sheh që Berisha po shkon drejt fundit të tij dhe për këtë arsye ka zgjedhur të pozicionohet si figura kryesore në PD-në e ‘Foltores’.

“Bardhi mendon që ndoshta Berisha është duke shkuar drejt fundit. E them këtë qoftë në aspektin juridik, për shembull 7 muaj Beleri në paraburgim pa gjykim.  Bardhi mendon se Berisha është afër fundit, të pozicionohet si figura e ardhshme nr.1 e PD-së së foltores. Ai shkon me grupin e madh të PD-së në këtë rast. Gjithmonë ka llogaritje në politikë”- tha Genc Burimi.

Gazetari Poli Hoxha një veprim të tillë të ndërmarrë nga Bardhi dhe 29 deputetë të tjerë e cilësoi si “fund të hipokrizisë”. Ai tha se pavarësisht rrethanave ku ndodhet opozita, nuk mundet që t’i bëjnë për budallenj qytetarët duke thirrur protestë në të njëjtën ditë dhe orë kur mbahet seanca në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Berishës.

“Po i bëhet një shërbim shumë i madh për nenin 73 që mos të përsëritet ky rast. I përgëzoj që e kanë cuar. Po diskutonim strucllëkun, hipokrizinë dhe krimin moral. Nga zyra e Gaz Bardhit tek gjykata Kushtetuese janë vetëm 5 metra, kjo historia e nenit 73 ka dy muaj, duhet ta kishin cuar që atëherë .

Për budallenj nuk na bëjnë dot neve, që në të njëjtën ditë kur bëhet votimi në Këshillin e Mandateve, në atë ditë bën protestë, dhe kjo nuk paska lidhje me hallin personal të Berishës?”- tha Hoxha.

Nga ana tjetër, juristi Leonard Karaj tha se nuk ka asgjë të keqe që deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për ta pyetur nëse veprimet e SPAK janë në përputhje me kushtetutën apo jo.

“Çështja është më shumë juridike sesa politike. Është e drejta e gjithkujt, t’i kërkosh gjykatës Kushtetuese të dish nëse kjo kërkesë e SPAK është legjitime apo jo. Mendoj se kjo është koha e gabuar, sepse nëse kjo do bëhej që para një muaji, kur SPAK kërkoi atë masë shtrënguese ndaj Berishës do ishte më korrekte”- theksoi ndër të tjera Karaj.

Ndërsa Lavdrim Lita nga faktor.al u shpreh i të njëjtit mendim me gazetarin Poli Hoxha duke thënë se në këtë mënyrë me firmosjen e kësaj kërkese iu dha fund hipokrizisë së atyre ligjvënësve që deklaronin se ishin pro SHBA-ve dhe SPAK.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 16/12/2023 05:13

    Kur diskutojne edhe te tille medikerr futja vrapit thuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?