Kërkesa e Mitsotakis: Të pranohet se Beleri fitoi zgjedhjet dhe të betohet! Po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje

16 Dhjetor 2023, 17:52| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 18:04

  • Share

1702745939_fffffddddd.JPG

Pas përfundimit të punimeve të samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel mesazhi i ri i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për Tiranën zyrtare është që të pranohet se Fredi Beleri është zgjedhur ligjërisht kryetar i bashkisë në Himarë dhe ai të betohet.

 “Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është në thelb çështje e shtetit ligjor. Nuk është një ndasi dypalëshe thjesht që Greqia ka me Shqipërinë. Ajo që ne kërkojmë është e qartë: të pranohet që Fredi Beleris u zgjodh ligjërisht kryetar i bashkisë. Ne nuk ndërhyjmë në veprën e drejtësisë shqiptare, por këtu kemi zgjedhje të cilat Fredi Beleri i ka fituar dhe ai nuk mund të marrë detyrën e tij sepse aktualisht është në burg, pasi ndaj tij janë ka disa akuza.

Këto gjëra janë shumë të qarta nga ana jonë. Dhe ne gjithmonë presim me padurim që të mund të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Himarës të respektohet në thelb. Kjo ishte ajo që kërkonim që në fillim. Po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike siç është për ne respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian", shtoi ai raportojnë mediet greke.

Ai tha se Greqia ka mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. "Greqia ka qenë gjithmonë protagoniste në mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kjo qasje ka rregulla të caktuara, është një proces ku çdo vend vlerësohet individualisht për progresin që bën në një sërë çështjesh, duke përfshirë çështjet e sundimit të ligjit".


Lajmi kryesor:

Mitsotakis publikon foto bardh e zi me Ramën në samitin e Brukselit: Shqetësimet greke janë marrë parasysh! Po punojmë për ta zgjidhur çështjen 'Beleri'


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?