Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis në Bruksel 13 dhjetor 2023

Mitsotakis publikon foto bardh e zi me Ramën në samitin e Brukselit: Shqetësimet greke janë marrë parasysh! Po punojmë për ta zgjidhur çështjen 'Beleri'

16 Dhjetor 2023, 12:17| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 18:05

  • Share

Kundërshtimi që kancelari gjerman Scholz i ka bërë Greqisë ndaj bllokadës së Shqipërisë për hapjen e kapitujve me BE-në, duket nuk po kapërdihet nga Athina zyrtare

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka postuar në Instagram disa foto nga samiti ndër të tjera dhe një foto me sfond bardh e zi të 'takimit të ftohtë' me kryeministrin shqiptar Edi Rama në samitin e Brukselit

Puna e Samitit të Këshillit Evropian në Bruksel ka përfunduar. Shqetësimet greke janë marrë parasysh dhe ka një mirëkuptim të përgjithshëm nga ana e Bashkimit Evropian që, veçanërisht për çështjet e emigracionit, duhet të ketë më shumë mbështetje, më shumë financime, veçanërisht për vendet që janë në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian’ shkruan kryeministri grek në postimin që I është bashkangjitur fotot.

Protothema shkruan se kryeministri grek i dërgoi një mesazh Edi Ramës ku nënvizoi se mund të ketë progress sa i takon integrimi të Shqipërisë me këtë kusht: Duhet të këte progres në çështjen e zgjedhjes së kryetarit të bashkisë së Himarës Fredi Beleri dhe se Greqia i tha ‘Jo’ pranimit të Shqipërisë në BE pavarësisht 'JO' së Scholz.

Më tej “Kryeministri grek në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel përsëriti qëndrimin e përhershëm të Greqisë se çështja e marrjes së detyrës nga Fredi Beleri dhe se e drejta e tij për një proces të drejtë nuk është një çështje dypalëshe midis Greqisë dhe Shqipërisë, por çështje respekti për shtetin e së drejtës, që është thelbi i procesit të anëtarësimit” shkruan Protothema

Ndërkohë që kancelari gjerman Olaf Scholz ne Bungestag, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që u mbajt  më 13 dhjetor 2023 në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz  kërkoi heqjen e vetos për etapa të caktuara të zgjerimit.

"Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë", tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.

 Edhe kryeministri Rama në një konferencë për median më 14 dhjetor 2023 tha se në Bruksel kishte bërë të qartë se mosmarrëveshjet me Greqinë pas çështjes së Fredi Belerit do e zgjidhin mes tyre si dy vende europiane dhe jo ballkanike dhe se është e paarsyeshme të ndikojnë procesin e integrimit të një vendi në negociata.

"Dallimi aktual mes nesh e Greqisë kam nënvizuar se kjo është çështje mes nesh dhe duhet ta trajtojmë mes nesh. Si Shqipëri ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me Greqinë që është partner strategjik dhe vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin dhe forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka na takon ne. Ne duam të jemi një vend europian në BE, jo një shtet ballkanik në BE" tha Rama më 14 dhjetor

Ora 17:52
Kërkesa e Mitsotakis: Të pranohet se Beleri fitoi zgjedhjet dhe të betohet! Po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje

1702745939_fffffddddd.JPG

Pas përfundimit të punimeve të samitit të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel mesazhi i ri i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për Tiranën zyrtare është që të pranohet se Fredi Beleri është zgjedhur ligjërisht kryetar i bashkisë në Himarë dhe ai të betohet.

 “Çështja e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, është në thelb çështje e shtetit ligjor. Nuk është një ndasi dypalëshe thjesht që Greqia ka me Shqipërinë. Ajo që ne kërkojmë është e qartë: të pranohet që Fredi Beleris u zgjodh ligjërisht kryetar i bashkisë. Ne nuk ndërhyjmë në veprën e drejtësisë shqiptare, por këtu kemi zgjedhje të cilat Fredi Beleri i ka fituar dhe ai nuk mund të marrë detyrën e tij sepse aktualisht është në burg, pasi ndaj tij janë ka disa akuza.

Këto gjëra janë shumë të qarta nga ana jonë. Dhe ne gjithmonë presim me padurim që të mund të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur këtë problem, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të Himarës të respektohet në thelb. Kjo ishte ajo që kërkonim që në fillim. Po punojmë për ta zgjidhur këtë çështje, në mënyrë që edhe Shqipëria të tregojë se në një çështje kritike siç është për ne respekti i pakicave kombëtare, ka ndërmarë hapat e nevojshëm që ne të gjithë kërkojmë nga një vend që aspiron të fillojë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian", shtoi ai raportojnë mediet greke.

Ai tha se Greqia ka mbështetur gjithmonë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. "Greqia ka qenë gjithmonë protagoniste në mbështetjen e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Kjo qasje ka rregulla të caktuara, është një proces ku çdo vend vlerësohet individualisht për progresin që bën në një sërë çështjesh, duke përfshirë çështjet e sundimit të ligjit".

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bejleri: 17/12/2023 15:43

    Keta greket jane te "informuar" mire, qe kur vjedh votat nuk quhesh fitues, apo u vajten dem eurot qe i paguan bejlerit te merrnin bashkine e Himares. Se bashkine po te betohej bejleri, nuk do ta udhëhiqte ai,por kisha dhe qeveria greke. Jo zoterinj Himara ka qene,eshte dhe do te mbetet shqiptare. bejlerin po e nxirre dot nga burgu, merre beje kryetar bashkie ne Athine, se do t'ju nderoje ju dhe ata gjakprishur himarjot qe vijne ne Himare vetem per zgjedhje e rrëmuja.

    Përgjigju
  • Greku: 17/12/2023 06:41

    Jeni arrixhinj nuk keni respekt fare per komshinjt,te poshter te pa bes

    Përgjigju
  • Endi: 16/12/2023 13:02

    Ha mender ate qe s’hahet o micoarii. Nuk ua var kush ne Europe

    Përgjigju
  • Bariu lab: 16/12/2023 12:38

    Ujku lekuren e ndron,por zanatin nuk e harron...Kalin e Trojes e ka marre per kapistalli yzmeqari Sali...Tagji i jep Iliri dhe bishtin ja kreh Monika...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?