Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Legjislacionit të mbledhur për kërkesën e Partisë Demorkatike ku kërkohet shkarkimi i Lindita Nikollës nga posti i kryeparlamentares. Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se në mbledhje u lexua vetëm raporti i Partisë Socialiste ndërsa nuk u lexua raporti i PD sepse deputeti Gazment Bardhi u përjashtua nga Kuvendi për një afat 10 ditor.
“Këshilli i legjislacionit u vu në lëvizje për shkak të kërkesës së 28 deputetëve të opozitës për shkarkimin e kryeparlamentares lidhur me zhvillimet në seancën e 26 janarit. Mbledhjen nuk keni mundur ta ndiqni pasi nuk është lejuar as prania e gazetarëve. Këtë mbledhje debatuam dhe nuk lejuan që kamerat dhe mbledhja të jetë në transparencë. Pasi Këshilli i Legjislacionit mbylli punimet, Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga seanca plenare e rradhës. Ata përjashtuan Bardhin në mënyrë që me votën e kartonit të vendosnin që mbledhjet të mos ishin live dhe diskutimi të mos ishte publik dhe që raporti të mos lexohej nga Bardhi”-tha Çupi.
Në përfundim ajo tha se do të ndiqeshin të gjitha alternativat e mundshme për të adresuar kërkesën e tyre për shkakrimin e Nikollës.
Lajmi kryesor:
Kërkesa e PD për shkarkimin e Nikollës nga posti i kryeparlamentares, mbledhja mbyllet me debate! Deputetët: Përjashtuan Bardhin, u lexua vetëm raporti i PS
B.V//ReportTv.al