Rama: Vijojnë kërkimet për naftë në fushën e Dumresë, kemi të dhëna optimiste

23 Gusht 2023, 12:35| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 12:57

  • Share

Teksa në Shpirag është gjetur një rezervë nafte, kryeministri Edi Rama thotë se paralelisht po vijojnë kërkimet edhe në fushën e Dumresë në Divjakë. Rama tha se ka të dhëna optimiste, por kompania italiane Eni është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.

“Ky është një zhvillim siç thashë i jashtëzakonshëm, i shumëpritur, por nuk është gjithçka sepse ndërkohë në Shqipëri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë ku një tjetër kolos global në fushën e shfrytëzimit të burimeve nëntokësore natyrore, kompania italiane ‘’Eni’’ është në punë. Edhe aty kemi të dhëna shumë optimiste dhe inkurajuese, por puna është në një stad pak më fillestar sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të gjithë procesit.

Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zone të re po themi, të pashfrytëzuar të potencialit tonë ekonomik duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Në të gjitha rastet, ne sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm sepse deri tani asgjë nuk është e parashikuar dhe e parashikueshme, por edhe nëse nisemi nga skenari më konservator, përfitimi përsëri është shumë i konsiderueshëm. Është praktikisht një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare”, tha Rama.  


Lajmi kryesor:

Nafta në Shpirag, Rama: Cilësia premium si ajo e Arabisë Saudite, do të ndryshojë ekonominë! Investimi 3 deri në 7 mld euro


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?