TIRANË- Pas vitesh kërkime, në Shpirag është prekur një rezervë nafte. Pas inspektimit në terren, kryeministri Edi Rama dha detajet në një konferencë për mediat, duke theksuar se në pusin Shpirag 5 vjeçare shpimi ka arritur në 6002 metra në thellësi të tokës dhe është prekur rezerva e naftës.
“Lajmi interesant është që ende nuk është cekur uji, i cili është nën rezervën, çka prezumon se madhësia e rezervës mund të jetë edhe më madhe. Nuk jemi në kushtet kur mund të flasim për shifra konkrete sepse do të ishte e gabuar”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se bazuar në analizat laboratorike që janë bërë në Holandë, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është së njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite. Tashmë pritet testi vendimtar i qëndrueshmërisë së presionit të nëntokës për nxjerrjen e naftës lart. Ky test parashikohet të nisë në muajin tetor që mund të zgjasë 2 deri në 3 muaj dhe në fillim të janarit 2024 do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL.
Për Ramën, nëse ky test do të jetë i suksesshëm do jetë një kapërcim historik për ekonominë e vendit, duke thënë se do të impaktojë direkt tek pensionet, sistemi arsimor e shëndetësor, por jo vetëm.
“Nafta e zbuluar është e cilësisë më të lartë. Është hera e parë që kjo ndodh në vendin tonë sepse burimet e naftës që janë zbuluar në të shkuarën dhe që janë shfrytëzuar dhe shfrytëzohen akoma siç është për shembull, Patos – Marinza, janë burime të një nafte të rëndë që si e tillë përdoret për bitum, solar, por nuk është një naftë që mund të hyjë në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë modeste. Ndërkohë që sipas analizave të bëra bën laboratorin e Holandës, nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite”, vijoi Rama.
I gjithë investimi nga kompania Shell parashikohet te jetë në vlerat nga 3 deri në 7 miliardë euro. Ky investim parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës dhe logjistikës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz, në naftë dhe në sulfur.
“E treta ka një rëndësi të veçantë sepse krijon një bazë qoftë për prodhimin e imputeve bujqësore, qoftë për prodhimet kozmetike, bazë që Shqipëria mundet ta shfrytëzojë për të ndërtuar një komponent të ri industrial që sot na mungon”, u shpreh kryeministri.
Qeveria po punon po ashtu edhe për ngritjen e një Fondi Sovran përmes së cilit pritet të administrohen taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag. Rama tha se po studiohen praktika të ngjashme në disa shtete si Norvegjia, Arabia Saudite dhe atë të Azerbajxhanit.
“Fondi sovran është po ashtu një fond investimesh, i cili një pjesë të të ardhurave e vendos për t’i shumëfishuar ato në tregun ndërkombëtar dhe paralelisht ne po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar të universitetit të Harvardit me të cilën kemi prej kohësh një marrëdhënie pune shumë të dobishme dhe kemi angazhuar të gjitha kontaktet tona edhe me fondet e tjera të Arabisë Saudite, të Azerbajxhanit, të Emirateve e kështu me radhë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Nëse konfirmohet vendburimi dhe nxjerrja e naftës së Shpiragut, lidhja e saj me tregun ndërkombëtar po shikohet në tri skenare, i pari me aksesin e produktit në triportin e Vlorës, i dyti me stacionin e tap në Fier dhe opsioni i tretë, me kosto më të lartë, në Porto Romano. Rama tha se ka të dhëna optimiste për kërkime nafte edhe në Dumre, por kompania italiane “Eni” është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dha detaje nga përfitimet që do të ketë Shqipëria. Kontrata me kompaninë zgjat 25-30 vite. SHELL do të paguajë 10% rentë minerare dhe 50% tatim fitim. SHELL do të paguajë nga 250 mijë dollarë deri në 1.5 mln dollarë në vit, në varësi të prodhimit. Bonusi i prodhimit do jetë 250 mijë dollarë për fuqinë e parë, ndërsa 1.5 milionë dollarë kur prodhimi arrin 30 mijë fuçi në ditë. Pritet të angazhohen edhe 5 mijë punonjës, shumë prej tyre shqiptarë.
Tensionet mes Greqisë dhe Shqipërisë për shkak të Fredi Beleri kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos i komentojë.
Në konferencën për mediat zhvilluar këtë të mërkurë, i pyetur mbi një pengim të mundshëm të Greqisë në rrugëtimin e Shqipërisë në familjen europiane referuar edhe një interviste të ministrit të punës në Greqi, Rama tha:
“I druhem vetëm një gjëje, që testi në tetor në Shpirag të mos dalë pa sukses, vetëm kësaj i druhem, asgjëje tjetër”.- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar kalimin online në e-Albania të shërbimeve të Kadastrës. I pyetur nga gazetarët për Kadastrën, Rama thotë se numri i shërbimeve të dhëna online është shumë më i lartë krahasuar me më parë. Ai thekson se noterët e shumë të tjerë që qëndronin rreth e rrotull kadastrës si ‘hiena’ janë të nervozuar pasi tashmë nuk ka më korrupsion.
Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, për noterë, për real estate, nuk marrin dot shërbime dhe iu janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksion?
"Çudi sepse faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra që kur ka kaluar në këtë sistem krahasuar më parë është shumë më i lartë, i shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdoresh", tha Rama.
SHELL ka vënë në dispozicion një kalendar të mirëstudiuar nga përfundimi i eksplorimit tek nisja e prodhimit dhe parashikohet që për këtë projekt të jenë të angazhuar mbi 5 mijë punonjës.
"Gjithashtu me SHELL qeveria ka diskutuar edhe për skenarët si do të efektojë të ardhurat që do të derdhen në buxhetin e shtetit duke nisur nga fuçia e parë. Kush është përfimi që merr shteti përmes AKBN-së, apo tatim fitimi i përcaktuar 50 %, apo çdo të ndodhë në fazat e tjera të prodhimit si në fuçinë kur arrin 15 mijë përditë apo 30 mijë cdo ditë. Synimi është të maksimalizohet prodhim. Deri në momentin e nisjes së prodhimit numri i të punësuarve do të arrijë mbi 5 mijë punonjës” u sqarua në konferencë nga ministrja e Energjisë.
Nëse konfirmohet vendburimi dhe nxjerrja e naftës së Shpiragut, lidhja e saj me tregun ndërkombëtar po shikohet në tri skenare, i pari me aksesin e produktit në Triportin e Vlorës, i dyti me stacionin e Tap në Fier dhe opsioni i tretë, me kosto më të lartë, në Porto Romano.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë zbuloi dhe tre skenarët.
1 - Aksesin e produktit në Triportin e Vlorës me aksesin e produktit në Eksit Pointin e TAP-it, në zonën e Fierit. Ata janë përgatitur për të ngritur platformën e një porti lundrues 7 km larg bregut
Opsioni i tretë dhe më i pamundur pasi ka distancë edhe më të gjatë 120 km, aksesi nga vendburimi i Shpiragut deri në portin e ri të Porto Romanos në Durrës. Të dy opsionet e para do të merren parasysh nga kompania. Do të kërkohet dhe një përfshirje më e madhe e ministrisë së Infrastrukturës për të plotësuar kërkesat e bashkëpunimit.
Nafta ndodhet në thellësi të sipërfaqes 6 km nën tokë dhe do të duhen të hapen mbi 15 puse. Rezervuari në kontratën e zonave dy dhe tre është i lidhur dhe përsakohë është i lidhur shpimet e tjera do të ndodhin për të lehtësuar rrjedhjen por e dimë që është rezervuar i lidhur.
Rama tha se ka të dhëna optimiste për kërkime nafte edhe në Dumre, por kompania italiane “Eni” është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.
Teksa në Shpirag është gjetur një rezervë nafte, kryeministri Edi Rama thotë se paralelisht po vijojnë kërkimet edhe në fushën e Dumresë në Divjakë. Rama tha se ka të dhëna optimiste, por kompania italiane Eni është pak mbrapa, për shkak se u bllokua nga pandemia COVID-19, por puna ka nisur.
“Ky është një zhvillim siç thashë i jashtëzakonshëm, i shumëpritur, por nuk është gjithçka sepse ndërkohë në Shqipëri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë ku një tjetër kolos global në fushën e shfrytëzimit të burimeve nëntokësore natyrore, kompania italiane ‘’Eni’’ është në punë. Edhe aty kemi të dhëna shumë optimiste dhe inkurajuese, por puna është në një stad pak më fillestar sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë të gjithë procesit.
Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zone të re po themi, të pashfrytëzuar të potencialit tonë ekonomik duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Në të gjitha rastet, ne sot kemi në dispozicion skenarë të ndryshëm sepse deri tani asgjë nuk është e parashikuar dhe e parashikueshme, por edhe nëse nisemi nga skenari më konservator, përfitimi përsëri është shumë i konsiderueshëm. Është praktikisht një burim i ri masiv investimi dhe financimi në organizmin e ekonomisë shqiptare”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag thotë se nëse do ketë sukses do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë. Ai thotë se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Pasi taksat do administrohen nga një fond sovran.
Rama tha se në qeverisjet e mëparshme është abuzuar me burimet tona natyrore dhe se më mendjen e qytetarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje.
"Për fat të keq, për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, i dimë mirë dhe mos t’i kthehemi historive me AlbPetrol, Patos Marinëz, lloj lloj lidhjesh të errëta. Fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend flas. Burimet kanë qenë modeste të keqpërdorua. Koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, dorëzim i sovranitetit dhe dorëzim i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, tek konsecionarë lloj lloj. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.
Dua të them se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë, duke u gjetur përballë situatash kontraktuale të blinduara, por ama për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale të një niveli ndërkombëtar. Kështu që të gjithë duhet të jenë sot të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe e tij dhe kjo pasuri e madhe do jetë një mbështetje për çdo njërin. Nuk e kam fjalën që do marrë një kovë me naftë, apo lek në dorë, por përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit", tha Rama.
Mësohet se në fillim të muajit tetor do të nisë faza e testimit.
“Nafta e nxjerrë është e cilësisë së lartë, e krahasuar nga laboratorët e SHELL si një nga naftat e cilësisë më të lartë, por është për tu përcaktuar në të ardhmen ndarja e këtij produkti. Në këto momente po punohet me SHELL për të bërë ndarjen e nënproduktit gazi, nafta e acidi sulfurik” deklaroi Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku.
Ndërkohë mësohet se nga fundi i tetorit dhe në fund të dhjetorit, fillim janari do të ketë një rezultat publik nga vetë kompania SHELL që do të deklarojë dhe do të vendosë të marrë dhe vendimin për krijimin e infrastrukturës nga industria e ndarjes tek burimi më pas tek transporti që duhet bërë.
Taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag dhe jo vetëm dhe që parashikohet të jenë qindra milionë dollarë në vit qeveria planifikon t’i administrojë ato përmes një Fondi Sovran.
Gjithashtu është konsultuar dhe me fondin sovran të Norvegjisë.
“Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të dretjën të kenë pjesën e tyre.
Fondi sonvran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit. Fondi sovran serioz dhe me pergjegjesi të madhe”
Kryeministri Edi Rama njoftoi se investimi total do të shkojë në 7 miliardë euro.
“Investimi i parashikuar dhe projekti që do të realizohet nga kompania nis me 3 miliardë euro dhe projeksioni është që deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme pasi do të fillojë puna për një sërë shpimesh për të krijuar gjithë kompleksin e nevojshëm për nxjerrjen e kësaj pasurie, është 7 miliardë euro investime në vendin tonë. Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës dhe logjistikës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz, në naftë dhe në sulfur dhe kjo e treta ka një rëndësi të veçantë sepse krijon një bazë qoftë për prodhimin e imputeve bujqësore, qoftë për prodhimet kozmetike, bazë që Shqipëria mundet ta shfrytëzojë për të ndërtuar një komponent të ri industrial që sot na mungon.”
Domethonë o shqiptar,mos fërkoni duart,se meqenëse shelli do investoje 7 miliard dollare,për 25-30 vjet që eshte kontrata,eshte llogaritur qe shell mos te paguj gje ,qe do te thote qe tatim fitimi është zero,se do zbritet nga investimi 7 i miliard dollareve,keshtuqe arkes nuk i futet gjo perveç 10% te rentes minerare ,qe eshte futja kot lol..
PërgjigjuKa te drejt super krye ministri jone, duke pas naften tone ekonomia do rritet sepse do i rrisi çmimet, jemi pa fat ne qe banojme kete toke
PërgjigjuSe pari, deklarimet si keto jane tipike karagjozi qe i kemi pare me pare tek kush se - idiokrati siamez i Rames - Berisha! Se dyti, nderkohe qe SHBA, Kanada, BE dhe bota e zhvilluar synojne dhe po ulin fort shfrytezimin e burimeve energjitike fosile, kryepyka jone fryn borise se prapthi! Se treti, planet per vjedhjen medoemos te zgjedhjeve te ardhshme jane paresore. Kjo deshmohet nga ceku i bardhe me emrin "fondi sovran" permes te cilit kryemafiozi synon te korruptoje dhe intimidoje zgjedhesit vecanerisht ata pensioniste. Me kriminale ska ku veje.
PërgjigjuNa kujtoi parrullat e Xhaxhit-/Nafta can bllokaden/! Te shohim nese dhe ky rast do te shpetoje nga PPP,se me koncension duket qe eshte dhene.Eshte koha te rindertohet rafineria,por dhe hekurudha ne Fier.Per momentin,Rama dhe kushdo qe ka shprese te ky zbulim le t'i gezohen ketij lajmi e mundesive qe vine me te,por nuk duhet harruar se bota po shkon drejt makinave 100 % elektrike dhe energjive te rinovueshme,nafta nuk ka te ardhme.
PërgjigjuKORRUPSIONI KORRUPSIONI KORRUPSIONI , O lider global !!!! Qeveria e mbushur me HIENA , GJAKPIRÉSA , SHUSHUNJA , GJAKPRISHUR , HAJDUTÉ , KUSARÉ dhe GRABITQARÉ . E para dhe e vetmja herè qè bje DAKORD 100 % me Tritan Shehun e PD KRIMIT qè héngri PRESHIN né BYTHÈ né Lushnje né vitin e mbrapsht 1997 !!! Lexojeni statusin e Tritan PRESH Shehut , se çfarè ka thènè pèr NAFTÈN e SHPIRAGUT !!! Kètè herè Tritan Shehu meriton RESPEKT dhe vetém RESPEKT , edhe PSE éshté BURRÉ i LIG , HAJDUT , I KORRUPTUAR , GRABITQAR , TELENDAR dhe TELLALL i PÉSHTIRÉ , i PANDÉSHKUAR FATKEQSISHT AKOMA nga DREJTÉSIA e RE !!!
PërgjigjuBoll e ushqeve popullin me luge boshe. Prit njehere te filloje prodhimin kompania ( nese vertete e nis)), pastaj dil ne konferenca shtypi.
PërgjigjuMe ate korrupsjon si ka shqipnija, me dal nafta e tan botes ne shqipnin ne si shtete dhe si popull nuk bajm hajre na asnje dretim ekomomik.
PërgjigjuMe kètè "shqipe" qè mendon dhe shkruan ti, èshtè mèse e kuptueshme pèr tè gjithè ne, qè nafta e Shpiragut, do shitet pèr tè luftuar analfabetizmin e sojit tènd.
Filloj fushata e zgjedhjeve fillun mashtrimet fluturoj fluturoj gomari.
PërgjigjuJa kaluam Zvicrres nga mjedisi, tani me naften do ja kalojme Norvegjise or teeeejjjjj
PërgjigjuEdhe jot èmè dhe jot motèr, nuk do duhet tè kalojnè natèn nèpèr semafora mè, or ttteeejjjjj. Jo pèr gjè, por nuk e kanè tè nevojshme mè. E rregulluam Kartagjenèn,,or klluf.
Nese shkon cmimi ne shqiperi per Diesel 50lek (0.50€) atehere ky do jete investim me ndikim nese nuk ndodh kjo atehere te kemi me shendet dhe bereqet shendetin! Pse ? Me cmim shume ulet nafte fiton turizmi bujqesia dhe tregtia shqiptare , mesa shoh Shqiperia do jete vendi pare i prodhimit energjitik gjithe ballkanit!
PërgjigjuBo bo prap do grabisin keto xhepistat ripjedhsa. Paç fatin e rilindjes i thine kesaj pune.
PërgjigjuBota po punon dhe ecen kunder karburanteve fosile kurse ne akoma me shpime toke dhe me peralla me nastradin!!
PërgjigjuPO Z.KRIEMINISTER DO BOHET SHQIPRIA SI ARABIA . VETEM SHEIK DHE TE VARFER.... DHE ATA QE DO JEN MINISTRA E DEPUTET DO KEN PLOT ME BO TENDERA E VJEDH BUXHETIN E SHTETIT SI AHMETI, KOKA, BLLAKO, BEQA.....
PërgjigjuKa mungese te theksuar informacioni ne lidhje me koston e nxjerjes dhe sidomos te perpunimit te naftes nga shumica e njerezve. Edhe Arabia Saudite la Shell dhe kompani te tjera si Shell ta shfrytezonin ato naften per disa dekada dhe me pas me te ardhurat qe arketoje mbreteria arriti te bleje impantet e prodhimit dhe nxjerrjes ne vend. Problemi te ne eshte ky 50% i fitimit. Kemi 20 vjet qe vuajme nga kjo skeme me kinezet e bankers. Pasi ato nuk deklarojne kurre fitim duke fabrikuar te dhena financiare dhe duke korruptuar agjensi shteterore si AKBN. Po me Shellin e njejta gje do jete? Duke qene se jane Hollandezo-Britanike te ben te mendosh se jane me te rregullt se kinezet por dyshimi dhe mosbesimi mbetet te njerezit, dhe do vazhdoj te jete deri sa dikush ta coj Bankers Petroleum ne SPAK ku te hetohet abuzimi disa vjecare qe kane bere me burimet shteterore.
PërgjigjuFitim eshte vlera qe mbetet pasi te jene paguar te gjitha shpenzimet. Rroga disa milliona euro ne muaj, miliona euro shpenzime per udhetimet dhe sigurine e drejtuesve te larte te kompanise, ulen ndjeshem fitimet.
Kur thoshte shoku Enver qe ka nafte nuk e besonit ju.
Përgjigjume kadaster on line nuk mbarojme pune pasi kur behet fjale per abuzime mbivendosjesh nga ana e ish punonjesve ....si do ta zgjidhin on line.... kthejne pergjigje parazitare ske ca merr online kur ta kane bere pronen lemsh...ta dije Rama keshtu qe rast pas rasti duhet edhe te takojne qytetaret qe i kane masakruar pronen dhe ti japin zgjidhje ligjore
Përgjigju”Italia si moter” Pa Kosovën nuk ka Shqipëri o i mallhuset qofsh o Tracy Miri se ti vetëm shqptarë nuk je …!
Përgjigjuprojekt madhor qe do i jape vendit tone super zhvillim
PërgjigjuKa 70 vjet që të specialistët e huaj kanë përcaktuar se nafta shqiptare nuk është e cilësisë që e kërkon tregu dhe teknologjia( meqë e krahason me vendet arabe ). Nuk duhet të gëzohemi por të hidhërohemi që nuk jemi të zot të shfrytëzojmë burimet tona natyrore por duhet të vijnë të huajt të na e vjedhin së bashku me sundimtarët duke dalë me humbje për dekada të tëra apo duke prishur shtëpitë e fshatarëve. Duhet të turpëroheni zoti kryeministër jo të ripostoni të njëjtin njoftim vit për vit! Pushime të mbara!
PërgjigjuRondo sovrande do i shkoi Serbis në projektin tradhtar për porto e Durrsit ju je edhe vet parsrar i pështirë i grabitjes…!
PërgjigjuPo Z.Rama, para se te na besh sheike na vidh njehere duke na e shit naften me 200 lek/liter dhe pastaj kur te nxjerrim naften e shpiragut na e ul cmimin ne tregu vendas. Pastaj na e co 190 lek/ liter qe te behemi te pasur prap. Une do thoja na ul cmimin e tagjise se besoj deri atehere populli i thjeshte do filloje te levizi me kale e me gomar keshtu si po e rrjep ti per interes te nderkombetareve. Pseudo miqve te shqiprise. E para here qe me vjen ne mendje Enver Hoxha. Ju ngjani shume por ai ndryshe nga ti dilte haptazi e ti merte leket kurse ti te vjedh me skema bashke me bordellot qe ke staf ne kabinet (Ato qe kane mbetur se disa jane ne kerkim nderkombetar). Dhe ndryshe nga ti Enver Hoxha nuk shiste shpirtrat e shqipetareve te popullit vet ke nderkombetaret. Ketu nuk ngjani ju!
PërgjigjuJa sa ta japi me ppp ...Populli propaganden do marri si per pasurite e tjera.
PërgjigjuPrape Shelli do e punoje. Dmth nga 150milion qe mund te marre shteti do marri 1.5m. Rrespekt. Vetem Lul Basha bie dakord me matematiken e noltmadhnise.
Përgjigjubravo kryeminister Suksese ne punen tuaje
PërgjigjuVetem gjera te mira po ndodhin per Shqiperine
Përgjigjushpresojme te shkoje cdo gje sic duhet me kete projekt te madh
PërgjigjuNë një vend si shqiperia Pasuria Nëntokësore dhe cdo produkt tjeter pa mundesi përpunimi Apo magazinimi Veshtirë ti Marrësh hakun!!! Në këtë Rastë NAFTA ka 80 lloje nën produktesh Ne marin 2 deri ne 3 dhe Ato dhe 22% te totalit prodhimit pasi kompania ka bër zbritjen e kostove, Na i blen Ne kltë sasi Na i perpunon edhe Na i shet si shoku Safet!!! dhmth Shkurtë Se disa i ze Autobuzi partive, Do zëmë dhjamë me hime krundesh???..LAJMI MIRE PER TE HEQUR VEMENDJEN NGA SKANDALET E FUNDIT..Edhe Ata zjarrfiksit e korçes Qe do ti Nisesh per ne greqi kthej se nuk ke per vete jo per gje po ishin te pergatitur nga fotua,pershendesim Mendimin kunder
PërgjigjuMund te ndryshoj ekonomine nese ndalohet babëzia e nje lukunie gjigande hajdutesh psikopatë te veshur me pushtet te cilet ne varferi ekstreme formimi, edukimi, origjine, parimesh etj e kane shndwrruar vjedhjen ne pasion per te nenahtruar dhe poshteruar nje popull te tere nepermjet varferise... te njejten gje qe i bene pushtuesit Shqiptareve ja kane bere ato shume here me keq vetes se tyre...
Përgjigjukete fondin sovran do ia jepni me PPP KASTRATIT???
PërgjigjuPeshku ne det tigani ne zjarr.....edhe kromi i Bulqizes nga me te kerkuarit eshte por Bulqizaket jane me te varferit ne shqiperi sepse ska shtet. Benzina sot u be 200 lek,mos e rruj se e ke popullin dele dhe opozita ka vdekur prandaj PASHA....RAMA vazhdo...
PërgjigjuKrahasim te bukur ben me Arabine o SHEIKU AKTUAL I KRIMIT DHE I KORRUPSIONIT SHTETEROR SHQIPTAR....YYYYPPP XHIXHI.
PërgjigjuÇjane keto palaçolleqe qe vazhdojne pa fund… per naften qe do te nxjerri shell ( qe eshte burim gjigand dhe premio ) thote zullumqari kryeminister do paguaje 250000 dollare ne vit.. po edhe uje te ishte do kushtonte me shume..keta jane çmendur… te gjithe dhtetaret dhe politikanet shqiptare nuk duhen futur ne burg… ata duhen te mbyllen perjetesisht ne psikiatri…
PërgjigjuPo nuk u ul cmimi per ne cfare vlere ka? Leket e fitimit gjithsesi do vidhen nga qeveritare here pas here dhe impakti per nje person te thjeshte eshte pothuajse 0.
PërgjigjuI bone pensionistet per vete me kete fjal! perveç manjakeve te non grates zoti Rama.
PërgjigjuTregoni bej Pacollit se ai ka marak kur investon dhe fiton pa u lodhë hiq dhe e keni në duar të sigurta, direkt në aktet e kremlinit, ma mirë nuk ruhen askund derisa të ja kallë zelensky kapuçin!
Përgjigjuajo qe Km nuk thote eshte se renta minerare dhe tatim fitimi fillojne te vilen kur kompania SHELL te kete rikupruar kostot e shpimit dhe nxjerrjes. kostot e nxjerrjes se naftes ne thellesi te tilla jane te jashtezakonshme, mund te duhet 10 vite apo me shume qe te rikuperohet kosto dhe pastaj mund te bejme llogari se sa dhe kur shteti do te perfitoje pjesen. nese investimi parashikohet 7 miliard + kostot e operacioneve mund te themi se kur te jete kthyer investimi ne piken 0 mund te enderojne femijet tane qe mund te perfitojne nga fondi sovran.
U shofte rraca e kosovareve qe komentojne per shqiperine ,shikoni halene tuaj o injorantet e dreqit ,qe jeni dhe te zgjebosur dhe e mbani bishtin perpjete qe ju hyfte ne goje o idiote