Kryeministri Edi Rama duke folur për naftën e gjetur në Shpirag thotë se nëse do ketë sukses do jetë një mbështetje e madhe për qytetarët e Shqipërisë. Ai thotë se rezerva e naftës do ketë ndikim impakt tek pensionet, sistemin e arsimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve. Pasi taksat do administrohen nga një fond sovran.
Rama tha se në qeverisjet e mëparshme është abuzuar me burimet tona natyrore dhe se më mendjen e qytetarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje.
"Për fat të keq, për shkak të keqqeverisjes dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, i dimë mirë dhe mos t’i kthehemi historive me AlbPetrol, Patos Marinëz, lloj lloj lidhjesh të errëta. Fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptarëve është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nuk është se kemi pasur deri tani ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend flas. Burimet kanë qenë modeste të keqpërdorua. Koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, dorëzim i sovranitetit dhe dorëzim i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, tek konsecionarë lloj lloj. Edhe kjo pasuri është keqshfrytëzuar.
Dua të them se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi me të gjitha mundësitë, duke u gjetur përballë situatash kontraktuale të blinduara, por ama për këto kërkime në këtë territor të fushës së burimeve tona ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këto kontrata dhe kemi vendosur marrëdhënie kontraktuale të një niveli ndërkombëtar. Kështu që të gjithë duhet të jenë sot të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe e tij dhe kjo pasuri e madhe do jetë një mbështetje për çdo njërin. Nuk e kam fjalën që do marrë një kovë me naftë, apo lek në dorë, por përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do impaktojë pensionet, sistemin e arrestimit, shëndetësisë, mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata do jenë përfituesit më të mëdhenj se ne do ndërtojmë si duhet një fond sovran serioz për mbrojtjen, garantimin dhe fuqizimin e sovranitetit", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Nafta në Shpirag, Rama: Cilësia premium si ajo e Arabisë Saudite, do të ndryshojë ekonominë! Investimi 3 deri në 7 mld euro
SI.E.//ReportTv.al