Kërkohet arrest shtëpie për Berishën, Kthupi: Mbështesim drejtësinë! Nesho akuza SPAK: Po bëhet pjesë e një skenari politik

22 Dhjetor 2023, 18:11| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 19:19

  • Share

TIRANË- SPAK ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për ish-kryeministrin Sali Berisha, në hetim për aferën Partizani. Këshilltari Ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi foli në Report Tv për mungesën e Lulzim Bashës dhe deputetëve në seancën plenare, ku u miratua për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës.

Ndonëse PD kishte përgatitur raportin pro arrestimit të Berishës, Kthupi tha në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, se ishte vendim i grupit parlamentar që të mos merrnin pjesë, nisur edhe nga kaosi i grupit Berisha-Bardhi. Sipas Kthupit qëndrimi i tyre ka qenë koherent, ndërsa theksoi se PD mbështet SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Qëndrimi ynë ka qenë parimor, kemi mbështetur drejtësinë. Qëndrimi që mbajtëm në parlament ka qenë koherent. Pse nuk shkuat? Nuk prodhonte asnjë fakt të ndryshëm nga qëndrimi që kemi bërë. Alibeaj mbajti një qëndrim, prodhoi një raport edhe më të mirë të mazhorancës, në fund fare dha opinionin. Çështja e të shkuarit apo jo në seancë s’do ndryshonte asgjë.

Ishte qëndrim i grupit për të mos marrë pjesë, për ne është e rëndësishme që PS të vendoste vetë një standard se kjo parti do rigjendet përballë këtyre situatave me njerëzit nga radhët e veta. Do jemi prapë në kushte, kryeministër apo ish kryeministrave. Nuk mundet që PS nesër nëse ka një kërkesë për nivelet më të larta të kësaj partie, të tërhiqet”, tha Kthupi.

Ndërkohë, nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e quan antikushtetuese procedurën që është ndjekur për rastin Berisha. Madje ai pati edhe akuza ndaj SPAK, duke thënë se po vepron me dy standarde dhe se po bëhet pjesë e skenarit politik për të eliminuar opozitën.

“Kemi shprehur në të gjitha nivelet se si e quajmë këtë veprimtari ndaj liderit ët opozitës, për arsye se ka anashkaluar respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe deri duke e konceptuar këtë gjë si një sulm ndaj opozitës. Tregohet qartë, organet e ligjit kanë dy standarde, ishte më se e ditur, që Berisha që s’ka një akuzë të ngritur, kërkohet në këtë moshë, pa asnjë provë, pamundësinë për prishjen e provave që të kalojë në formë arresti. Kur dihet që edhe zyrtarë të tjerë të lartë hetohen të lirë. Nuk e ka ndaluar njeri SPAK që ta zgjidhë nëpërmjet mjeteve ligjore të gjitha akuzat që mendon se ka ndaj opozitës. Sulmi i tillë ndaj liderit të opozitës, tregojnë se këto organe janë brenda një skenari politik. Ky qëndrim është i papranueshëm, për arsye se që në filli të herës është shkelur kushtetuta. Duhej ti drejtoheshin Kuvendit para se të kryhej një veprim si ajo që i ndodhi Berishës”, tha Nesho në Report Tv.

Anëtar i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi thotë se Berisha nëse sdo kishjte refuzuar të paraqitej në SPAK, tashmë do hetohej në gjendje të lirë. Sipas tij, ish-kryeministri po e përdor partinë për epshet e tij politike.

Berisha do hetohej në gjendje të lirë, por refuzoi të paraqitej. Për herë të parë në historinë 32-vjeçare një institucion si SPAK po arrin të prekë njerëz të lartë, si Tahiri, Ahmetaj, Koka, Dako apo shumë të tjerë dhe tani po prek ish kryeministrin. A dobësohet opozita? Drejtësia nuk është çështje politike. Nëse SPAK është duke bërë hetim serioze dhe po prek njerëz që deri dje nuk po prekeshin, nuk ka asnjë të keqe ky vend dhe as opozita. Ajo pjesë e opozitës së Berishës duhej të ishte e para, të thonte dua të verifikohem që të dal i ndershëm.

Seanca në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë për Berishën do të zhvillohet më 26 dhjetor. 

Ora 18:29
Berisha drejt arrestimit, a është gati PD për bashkim? Kthupi: Ja vija e kuqe

 

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi, i ftuar në Report Tv foli mbi situatën e Berishës, ndërsa GJKKO kërkon ndaj tij masën ‘arrest në shtëpi. I pyetur nëse është e hapur PD për bashkim me pjesën tjetër të grupit, Kthupi tregoi për emisionin ‘Studio Live’ vijat e kuqe të grupit Basha.

"Jemi të hapur për çdo bashkim opozitar mbi parime dhe platforma. Vija e kuqe është prania e të shpallurve non grata, apo qëndrime në raport me partnerët ndërkombëtar. Kjo është diferenca, parimi. Ne kemi vendosur që partnerët mbajnë qëndrime të caktuara, t’i marrim të mirëqena. Nëse do ketë bashkim do bëhet mbi bazë parimesh dhe platformash", tha Kthupi. 

Ora 18:23
Partia e Lirisë nuk mori pjesë në protestat e Berishës, Agim Nesho tregon arsyen

 

Partia e Lirisë nuk i është bashkuar protestave të Sali Berishës, ndërsa ky i fundit është drejt arrestimit për aferën Partizani. Në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, nënkryetari i PL, Agim Nesho thotë se janë në të njëjtin front dhe në unision me Rithemelimin, për çështje që janë në interes të vendit.

Në fakt edhe Nesho, si Meta nuk sqaroi se përse nuk morën pjesë në protestë, por thonë se do u bashkohen këtyre protestave vetëm për çështje si mbrojtja e demokracisë apo opozitarzimit.

Ne jemi në të njëjtin front, për të gjithë problematikat që shqetësojnë vendin, në kushte kur kjo qeveri është para skandaleve të mëdha, si inceneratori ku SPAK nuk ka guximin të prekë tutorët e saj. Kjo është prova kryesore e kësaj drejtësie, se ca qëndrimi do mbajë për autoritete më të larta të shtetit. Ne jemi në unison me atë opozitë që mbron interesat e vendit, popullit shqiptar, ne kemi qenë gjithmonë në gjitha aksionet politike të opozitës së vërtetë. Pjesëmarrja individuale në tubime të caktuara që janë bërë nga Rithemelimi, por aksioni politik i PL kur çështjet janë në mbrojtje të demokracisë dhe të ardhmes së vendit tonë na bashkojnë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?