Partia e Lirisë nuk i është bashkuar protestave të Sali Berishës, ndërsa ky i fundit është drejt arrestimit për aferën Partizani. Në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, nënkryetari i PL, Agim Nesho thotë se janë në të njëjtin front dhe në unision me Rithemelimin, për çështje që janë në interes të vendit.
Në fakt edhe Nesho, si Meta nuk sqaroi se përse nuk morën pjesë në protestë, por thonë se do u bashkohen këtyre protestave vetëm për çështje si mbrojtja e demokracisë apo opozitarzimit.
Ne jemi në të njëjtin front, për të gjithë problematikat që shqetësojnë vendin, në kushte kur kjo qeveri është para skandaleve të mëdha, si inceneratori ku SPAK nuk ka guximin të prekë tutorët e saj. Kjo është prova kryesore e kësaj drejtësie, se ca qëndrimi do mbajë për autoritete më të larta të shtetit. Ne jemi në unison me atë opozitë që mbron interesat e vendit, popullit shqiptar, ne kemi qenë gjithmonë në gjitha aksionet politike të opozitës së vërtetë. Pjesëmarrja individuale në tubime të caktuara që janë bërë nga Rithemelimi, por aksioni politik i PL kur çështjet janë në mbrojtje të demokracisë dhe të ardhmes së vendit tonë na bashkojnë.
Lajmi kryesor:
Kërkohet arrest shtëpie për Berishën, Kthupi: Mbështesim drejtësinë! Nesho akuza SPAK: Po bëhet pjesë e një skenari politik
SI.E.//ReportTv.al