Kronikë

Kërkoi 4 mijë euro për të dhënë Hipotekën e një hoteli në Sarandë, gjykata lë në burg ish-drejtorin e Kadastrës Laert Pashajn

15 Maj 2022, 10:13| Përditesimi: 15 Maj 2022, 10:16

  • Share

Ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha i cili u arrestua me akuzën e korrupsionit, është lënë në burg nga gjykata. GJKKO ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën 'arrest me burg'.

Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, u arrestua me akuzën e korrupsionit. Një video denoncuese e publikuar në media ka faktuar se Pasha ka kërkuar 4 mijë euro për hipotekimin e një hoteli, ndërsa materialet policia e Sarandës ja ka referuar SPAK.

41-vjeçari, akuzohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?