Kronikë

Kërkoi lehtësim mase me pretendimin se ishte sëmurë, Apeli i GJKKO lë në burg Fatos Tushen! Në fuqi masat edhe për 6 të tjerët

28 Korrik 2021, 13:29| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 13:31

  • Share

1627461379_1577781348fatostushe.jpg

Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën duke lënë në fuqi vazhdimin e arrestit ndaj Tushes, ish vartësve të itj dhe dy biznesmenët e arrestuar për favorizim në tendera.

Së bashku me Tushen në qeli mbetën edhe dy biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. Të pandryshuara masat mbetën edhe për ish vartësit e Tushes të dyshuar për shpërdorim detyre, favorizim në tenderat dhe tjetërsim të pronës publike.

Ish krybashkiaku i Lushnjes u arrestua 3 javë më parë në një operacion  të prokurorisë së posacme kundër krimit e korrupsionit, ndërsa si prova ndaj tij ishin edhe një sërë përgjimesh.

Ku sipas SPAK Tushe ndërhynte për ndërtimet pa leje e favorizoi kompani të caktuara për ti dhënë tenderat për pastrimin e dy kanaleve vaditëse.

Me argumentin se Tushes i rrezikohej jeta në qeli dhe kishte sëmundje të ndryshme ai kërkoi lirinë por kjo kërkesë u refuzua nga prokuroria e cila kërkoi të mbetet në qeli.


Lajmi kryesor:

'Jam i sëmurë, s'qëndroj dot në ambiente të mbyllura', Fatos Tushes i refuzohet kërkesa, lihet në burg nga Apeli i GJKKO! Konfirmohen masat edhe për 6 të tjerët


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?