Zani Çaushi

Përllogaritja e viteve të burgut, shtyhet për të disatën herë seanca për Zani Çaushin! Palët duan të njihen me aktet e dosjes

18 Nëntor 2020, 12:11| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 12:17

  • Share

KORÇË - Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore për Zani Çaushin.

Ajo është shtyrë për shkak se palët, mbrojtëse dhe akuzuese donin të njiheshin me aktet e dosjes që ka sjellë IEVP Drenovë.

Seancat e kaluara për Zani Çaushin janë shtyrë për shkak se nuk janë paraqitur prokurori dhe as avokati.  

Zani Caushi ka kërkuar që të përllogariten vitet e burgut që ka kryer, pasi sipas avokatit të tij nëse koha e qëndrimit në burg përllogaritet e plotë, vlonjatit i lind e drejta të kërkojë liri me kusht.

Avokati pretendon se Caushi ka kryer 31 vite burgim dhe ndaj i lind e drejta për lirim me kusht.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?