TIRANË- Plot 16 muaj pas dorëheqjes së 21 marsit 2022, Lulzim Basha i ringjiti shkallët e Selisë së Partisë Demokratike si kryetar i saj. Me entuziazëm më të pakët se herët e tjera, në një fitore si të ‘Pirros’ me anëtarë dhe mbështetje gjithnjë e më të vogël.
Zgjedhje e kësaj të shtune (29 korrik 2023) ashtu siç pritej e konfirmuan fitoren e katërt të tij, në procesin më të kontestuar të zhvilluar ndonjëherë në selinë blu, në një PD më të përçarë se kurrë.
Në daljen e tij të parë në drejtimin e katërt të PD, Lulzim Basha nuk harroi të falënderonte demokratët dhe kundërshtarin ndërsa procesin zgjedhor e quajti shembullor.
'Falenderim të veçante për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij me pastërtinë e shpirtit të tij me përkushtimin ndaj PD-së të djathtës shqiptare ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash siç duan dhe presin shqiptarët.’- tha Basha.
Rëndësinë e kësaj vote të demokratëve Basha e lidh me nevojën që ka vendi për t’iu rikthyer shpresa, ndërsa vështirësinë e sfidës e ka shumë të qartë.
'Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në.
Nuk ka për të qenë e lehtë, por nëse ka diçka që demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme, është që jemi në gjendje, jemi të aftë, jemi të përkushtuar dhe gati t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme, ndaj le ta nisim menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese e besimi për qindra, mijëra shqiptarë!'- tha Basha.
Nga pak më shumë se 25 mijë demokratë në listat e ‘krasitura’ nga berishistët iu përgjigjën apelit për votim 18.052 persona, nga të cilët 16.196 vota votuan Lulzim Bashën pra rreth 90% dhe 10% zgjodhën Gjergji Hanin, i cili mori 1657 vota.
Rezutatet e votimit
Shifrat u bënë publike mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 (29 korrik 2023) nga Komisioni i Zgjedhjeve i PD-së me kryetar Jemin Gjana. Në 71 degë morën pjesë në votim18 052 anëtarë, ose 71 % e totalit të anëtarësisë prej 25 460 anëtarëve që u thirrën të votonin.
-18 052 fletë votimi në total
-199 fletë votimi të pavlefshme
17 853 fletë votimi të vlefshme
-Lulzim Basha mori 16 196 vota
-Gjergji Hani mori 1657 vota
Vetëm 8 deputetë votuan
Në krahasimin me 2021 ku kishte 75 mijë anëtarë, duke se anëtarësia e PD është tkurrur ndjeshëm. Vetëm 8 nga 52 që ka fituar në total PD në zgjedhjet parlamentare të prillit 2021 pranuan të ishin pjesë e këtij procesi zgjedhor i cili nisi në orën 08:00 dhe u mbyll në orën 19:00.
Deputetët që kanë votuar janë
Kreshnik Çollaku,
Eralda Bano,
Merita Bakiu,
Flutura Açka,
Orjola Pampuri,
Arbi Agalliu,
Enkelejd Alibeaj
Selaudin Jakupllari
Hera e katërt kryetar
Për Bashën mandati i sotëm është mandati i katërt, pas zgjedhjeve në 2013, 2017 dhe 2021. Në zgjedhjet e 2021 Lulzim Basha u rizgjodh kryetar i PD-së përballë disa kandidatëve, Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, sapo Partia Demokratike kishte humbur zgjedhjet në pranverën e atij viti. Basha në vitin 2021 mori 32.882 vota, nga 75 mijë anëtarë që u thirrën në votime atë kohë.
Përçarja
Grupi i Gazment Bardhit mblodhi online Këshillin Kombëtar të enjten e 27 korrikut dhe anuloi zgjedhjet e 29 korrikut, por përkundër kësaj, krahu i Bashës vijon procesin duke i cilësuar veprimet e Bardhit anti-statutore. Çështja ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, me kërkesë të Bardhit për të hequr emrin e Bashës nga regjistri i partive politike. Nga ana tjetër, Kryesia e partisë i hoqi vulën Bardhit dhe ia kaloi sekretarit Ligjor, Indrit Sefës.
Lulzim Basha, i cili u zgjodh sot kryetar i PD-së, ka nisur punën me nxitim. Kreu i zgjedhur i PD-së, ka njoftuar se do të mbledhë nesër në orën 20:00 kryesinë e PD-së.
‘Mirmbrema te nderuar anëtarë te Kryesisë! Nesër, date 30 Korrik 2023, ora 20:00 do te behet mbledhja e kryesisë ne zyrat e PD.’- njofton Lulzim Basha.
Lulzim Basha pas fitores si kryetar i Partisë Demokratike tha se ai është i vetëdijshëm për sfidat që e presin në opozitë si dhe brenda PD-së. Basha tha se e sotmja nuk shënon votën për individ por nisjen e punës.
'Jam i vetëdijshëm për kohën e vështirë që kemi kaluar dhe sfidat në të cilat ndodhet PD, demokratët dhe opozita. E di se lumenjtë e mosbesimit rrjedhin akoma, ca të vërtetë, e dhimbshme siç është e vërteta e ca të sponsorizuar nga ata që duan me çdo kusht të ruajnë status quo-në, që e duan shqipërinë kështu, pa mudnësi ekonmike, pa liri tregu, pa konkurrencë as në politikë, as në ekonomi, me media nën presion dhe censurë, me drejtësi nën presion, pa barazi para ligjit, por e di po kështu se mbi të gjtiha dhe para së gjithash e sotmja nuk shënon votën për një individ, as një proces të thjeshtë dhe brenda një partie por shënon nisjen e punës dhe puna fillon menjëherë për të ndërtuar mes dy brigjeve të lumenjve të mosbesimit urën mes bregut të sotëm të dëshpërimit të kaq shumë shqiptarëve të djathtë e të majtë, mes depresionit psikologjik, ekonomik e social ku e ka kredhur stanjacioni i gjithanshëm, mes mllefit, zemërimit por edhe dëshirës për ndryshim që shpaloset anekënd dhe bregut të shpresës e të besimit tek një projekt politik që nuk do të sjellë thjesht ndryshimin e partive në qeveri, por ndryshimin e qeverisjes njëherë e mirë për çdo shqiptar. Nuk ka për të qenë e lehtë, por nëse ka diçka që demokratët provuan sërish gjatë ditës së sotme, është që jemi në gjendje, jemi të aftë, jemi të përkushtuar dhe gati t’i përvishemi një tjetër beteje në dukje të pamundur, por asnjëherë të pafitueshme, ndaj le ta nisim menjëherë punën për ta ndërtuar këtë urë shprese e besimi për qindra, mijëra shqiptarë!'- tha Basha.
Lulzim Basha ka mbajtur një fjalim sot para selisë së PD-së pasi u zgjodh si kryetar i PD-së. Krah rivalit të tij Gjergji Hani, Basha falenderoi këtë të fundit.
‘Falenderim të veçante për Gjergji Hanin që me fuqinë e argumentit të tij me pastërtinë e shpirtit të tij me përkushtimin ndaj PD-së të djathtës shqiptare ktheu këtë proces në një debat të vërtetë idesh dhe vlerash siç duan dhe presin shqiptarët.’- tha Basha.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti procesin e sotëm shembullor dhe falënderoi anëtarët që votuan por dhe strukturat që organizuan këto zgjedhje
"Një falenderim nga zemra për të gjithë ju për qëndresën në këto kohë të vështira e sfiduese. Pjesëmarrjen me mijëra në temperatura të nxehta të kohës por dhe artificiale. Falenderim për strukturat drejtuese të PD-së që organizuan një proces shembullor të denjë për ambiciet dhe standardet që kemi shpallur të mbajmë" tha Basha
Shumë shpejt, pasi u zgjodh kryetar i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD-së. Basha është pritur nga një grup mbështetësish, ndërsa u pa mjaft i qeshur për këtë rikthim.
Gazment Bardhi ka ironizuar fitoren e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
‘Çfarë surprize! Sapo mbërriti në aeroport kurora e “Mbretit të Mbretërisë së Bashkuar” P.s: Statusi ska lidhje me asnjë ngjarje joekzistente! Pushime të mbara!’- shkruan Bardhi.
Nuk ka supriza! Lulzim Basha është zgjedhur zyrtarisht sërish kryetar i partisë Demokratike. Mes një procesi përplasjesh brenda vetës PD, ish-kryedemokrati fitoi me 16 196 vota kundrejt rivalit të tij Gjergji Hani i cili mori 1657.
Nga 18052 anëtarë që morën pjesë, 199 vota ishin të pavlefshme. Kështu Lulzim Basha fiton për herë të 4 garën brenda Partisë Demokratike e zgjidhet kryetar për një mandat tashmë të katërt, në një kohë kur PD-ja është ndarë në tre pjesë.
Partia Demokratike ka organizuar sot zgjedhjet për kryetar. Në qytetin e Fierit sipas të dhënave kanë votuar 461 anëtarë të PD-së. Ndër to Lulzim Basha ka fituar 441 vota, 17 Gjergji Hani dhe 3 vota janë të pavlefshme.
Në njësinë 8 në Tiranë që njihet si bastion kryesor i Lulzim Bashës kanë votuar 379 anetare.
Në këtë njësi janë raportuar shifrat më të larta të pjesëmarrjes në votime.
Lulzim Basha ka marrë 360 vota
Gjergj Hani ka marrë 15 vota
4 fleta te pavlefshme
Raportoi gazetarja e Report TV Daniela Maloku
Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar të Partisë Demokratike, ku në garë ishin ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe përballë tij Gjergj Hani, një figurë jo shumë e njohur në radhët e demokratëve. Mirëpo një anëtar i PD-së, ka zgjedhur që të ‘votojë’ sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin, dikur krahu i djathtë i Bashës, sot rival i tij brenda PD-së.
Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike, ndërsa është raportuar për një pjesëmarrje të vogël në votime. Por shifra ‘ekstreme’ raportohen në qytetin e Gramshit.
Burime për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku bëjnë me dije se në degën e Gramshit, kanë votuar 35 vetë, nga të cilët 21 vota i ka marrë Lulzim Basha dhe 11 Gjergji Hani! Ndërsa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.
Dalin rezultatet e para në qarqe sa i takon votimit për kryetarin e PD-së
Report TV mëson se në bashkinë Berat nga 319 anëtarë të thirrur të votojnë kanë votuar 221 anëtarë.
Bashkia Berat
Nga 319 anëtarë votuan 221
Lulzim Basha ka marrë 191 vota
Gjergj Hani ka marrë 23 vota
7 vota të pavlefshme
Bashkia Dimal
Nga 216 anëtarë votuan 183
Lulzim Basha ka marrë 177 vota
Gjergji Hani 2 vota
4 të pavlefshme
Bashkia Skrapar
Nga 134 anëtarë votuan 116
Lulzim Basha ka marrë 101 vota
Gjergji Hani 15 vota
Bashkia Poliçan
Lulzim Basha ka marrë 169 vota
Gjergji Hani ka marrë 12 vota
Bashkia Kuçovë
Nga 280 anëtarë votuan 144
Lulzim Basha ka marrë 104 vota
Gjergji Hani 40 vota
Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari, janë të vetmit deputetë të PD që janë parë të votojnë sot në procesin për Kryetar të PD-së.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana u pyet nëse është normale që nga 52 deputetë të PD-së kanë votuar vetëm 8 prej tyre, ai tha se nuk është normale për është zgjedhja e tyre.
‘Nuk është situatë normale. Janë deputetë që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Po të kthehem herët them dikur kanë funksionuar listat e proporcionalit. Nuk është normale, por zgjedhje e tyre. Do të presim shtatorin sepse në fillim të sesionit parlamentar deputetët deklarojnë përkatësinë politike. Ka një situatë që nuk vijnë në grupin PD të saj por do të mbetet për tu parë se çfarë do të deklarojnë në shtator. Kush do të jetë përkatësia e tyre.’- tha Gjana.
Me një shalqi të shartuar e krahasoi këshillin kombëtar të PD-së të thirrur online më 27 korrik nga Gazmend Bardhi.
Në një prononcim për median ku bëri dhe publike rezultatet e pjesëmarrësve të votuesve në zgjedhjet e sotme për krye tarin e PD-së tha zgjedhjet janë legjitime
“Nuk ka pasur këshill kombëtar të PD-së. E di si është këshilli kombëtar. Është si bostani në treg. Shumë herë e kapin pa shije. Edhe në shoqëri njerëzore ka shartime, bostan me kungull'
Gjana paralajmëroi se rreth orës 21:00 pritet të dalin rezultatet e votimit.
Kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së.
‘Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh.’- tha Gjana.
Përfaqësuesi ligjor e Zgjedhor në PD Indirit Sefa ka bërë me dije pjesëmarrjen deri në orën 14:00 në PD.
“Deri në orën 14:00 kanë qenë 11600 votues që përkon me 44% të anëtarëve të PD në atë moment. Procesi ka qenë normal, të rregullt e shumë të qytetëruar. U shprehim falënderimet.
Në bazë të vendimit të Kryesisë dhe të rregullores kemi përcaktuar edhe ata që se kanë emrin në listat e përgatitura. Këta anëtarë ja paraqisnin komisionin kartën e anëtarësisë dhe kalohet në një listë të posaçme.
Pjesëmarrja është brenda pritshmërive duke patur parasysh periudhën kur zhvillohen këto zgjedhje.”- tha Sefa.
Partia Demokratike po mban zgjedhjet për kreun e ri. Deri në orën 11:30, sekretari Ligjor Indrit Sefa ka bërë me dije se kanë votuar 7251 anëtarë.
Pjesë e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë është bëre edhe dega e kësaj force politike në Lezhë. Procesi i votimit ka nisur në oren 8:00 të mëngjesi të kësaj të shtunë dhe ka vijuar pa probleme. Kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku, thotë se interesi i anëtarëve për tu bërë pjesë e votimeve ka qenë i konsiderueshëm, ndërsa është e bindur se demokratet do të dalin më të bashkuar nga ky proces i cili bëhet në një situate të vështirë për PD.
“Procesi vijon normalisht. Qendra e votimit është hapur që në orën 08:00 të mëngjesit, është zyra e përhershme e PD dega Lezhë dhe ka pjesëmarrje të konsiderueshme nga të gjitha grupseksionet e PD. I bëjmë thirrje të gjithë demokratëve që ti bashkohen kësaj dite të rëndësishme, të hedhin një hap të rëndësishëm drejt riorganizimit të partisë që të jemi një forcë bindëse qeverisë dhe qytetarët e lezhjanët të na besojnë”, tha ajo.
Në degën e Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote rreth 1800 anëtarë, përfshirë dhe ata që i janë bashkuar Rithemelimit gjatë kesaj periudhe përçarje për Partinë Demokratike.
Deputeti Kreshnik Çollaku është një ndër figurat në PD që është i është bashkuar procesit të votimit për kreun e partisë. Çollaku ka votuar në selinë e PD zyrtare, ndërsa ka votuar edhe Enkelejd Alibeaj.
Krerët e degëve në Vlorë dhe në Korçë kanë folur për mediat teksa janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.
Kreu i PD-së në degën Korçë, Elvis Bregu tha se procesi është i qetë ndërsa shton se nuk ka pasur pjesëmarrje.
“Në qarkun e Korçë prej orës 8:00 ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike. Deri në këto momente sipas të dhënave kanë votuar vetëm 8 anëtarë në qendrën e votimit në Korçë, nga 500 anëtarë që ka lista e votuesve. Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet vendvotimi nuk ndodhet në zyrën e PD, por në një ambient të marrë qira tek markata e qytetit. Momentalisht nuk raportohen problematika dhe procesi ka vijuar i qetë, teksa pjesëmarrja duket se është shumë e ulët, jo vetëm në Korçë por edhe në degë te tjera të qarkut.”- tha ai.
Ndërsa kryetari i PD dega Vlorë, Gjergji Nika thotë se demokratët duhet të votojnë për t’i dhënë fund krizës në PD.
Anëtarë janë 1612, aktiv janë 750. Listën e kemi lënë të plotë për të respektuar ata anëtar që duan të shprehin vullnetin e tyre. Duhet të votojnë për t’i dhënë përfundimisht fund krizës në PD. Derisa gjithë kësaj periudhë se ka bërë dot Berisha e jo më Bardhi.
Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar demokratët që sipas tij edhe pse janë të sulmuar dhe të sfiduar kanë votuar ditën e sotme. Për 25 mijë anëtarët që kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e ri të PD-së, Basha thotë se për ta vlen vetëm kauza politike e jo interesi i tyre personal. Ai nuk ka pranuar t'u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
"Dua të shpreh mirënjohjen ndaj mijëra demokratëve që u janë drejtuar kutive të votimit. Kjo ditë me domethënie të veçantë e për nga rrethanat unike. Unike sepse jemi përballur me sfida si askush.
Ata mijëra demokratë që sot po i drejtohen kutive të votimit kanë duruar çdo sulm të padenja e të pamerituar. Po ata nuk kanë duruar për interesat e tyre personale po për kauzat dhe vlerat që bashkojnë këto familje politike që bashkojnë shqiptarët. Kjo dalje masive për të cilën që në mëngjes kam marrë me qindra mesazhe të demokratëve, të sfiduar dhe të sprovuar por të vendosur që përmes votës së tyre të rinisim një ri ngritje të PD për çdo shqiptar me shpresë të Shqipëria e me besim te Zoti.”- tha Basha.
Kreu i FRPD, Besar Xhaferri i cili është pozicionuar në krahun e Berishës, ka bërë një deklaratë në Facebook për zgjedhjet për kreun e PD. Xhaferri shkruan se proces është nul dhe në shkelje të statutit.
"Zgjedhjet, “Referendum” i një grupi renegatësh për koalicionin Rama-Basha! Sot grupimi Basha zhvillon zgjedhjet, teksa sipas standardit të Jeminit që në 1700 karrige numëron 5004 persona, pretendon se 25 mijë demokratë do t'i drejtohen kutive të votimit për këtë proces. Sot është një ditë jo e mirë për pluralizmin, pasi një grup renegatësh, padrejtësisht po shkelmojnë djersën dhe mundin e popullit opozitar shqiptar, duke u bërë shtojcë dhe dekor për qeverinë më të korruptuar të Evropës.
Pjesëmarrja e ulët në këtë proces, është dëshmia më e mirë e asaj farse elektorale, pasi demokratët kanë zgjedhur t'i braktisin delfinët e partiçkave dhe shoqatave që mendojnë se kanë veshur kostumin e PD. Ky proces është nul dhe në shkelje të çdo statuti dhe misioni i vetëm i tij është bojkoti i aksionit të opozitës reale. Foto tregon gjithçka: voton e para por kutia nuk është bosh", shkruan ai.
Lulzim Basha ka votuar në zgjedhjet ku garon përballë Gjergji Hanit. Sot do të vuloset se kush do të jetë kryedemokrati i ri.
Pas votimit në selinë blu, Gjergj Hani ka dhënë një prononcim për mediat. Ai thotë se beson se procesi zgjedhor është i drejtë. Nga ana tjetër, Hani thotë se nuk ka bërë fushata se nuk ka pasur mundësi por, thotë se mesazhi i tij është përçuar te demokratët. Një koment e pati edhe për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të iniciuar nga Bardhi që e cilëson si të pavlerë.
“Së pari ju falënderoj për prezencën. I ftoj demokratët të votojnë masivisht sepse pasqyrohen zërat e tyre brenda partisë. Pjesëmarrja është vlerë e PD dhe demokracisë. Gjergj Hani i është përmbajtur vendimi të Kryesisë së Partisë, vendosi tonet për mënyrën sesi do zhvillohej fushat? Unë s’kisha mundësi të zhvilloja fushatën në të gjithë vendin. Unë kam shprehur mesazhin tim te demokratët.
Këshilli i thirrur nga Bardhi në Zoom s’ka asnjë vlerë, është antikueshtetues merret drejtësia me të. Të përpiqemi të ketë mbarëvajtja.”- tha Hani.
Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar për zgjedhjet për kreun e Pd. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se sot nuk duhet votuar për emrin, por për ndarjen përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Deputetja thotë se kjo është një betejë e vështirë, por jo e pamundur.
“Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tendë: të vizatosh blu mbi blu. Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur”, shkruan Açka.
Që prej orës 08:00 të ditës së sotme ka nisur votimi për kreun e ri të PD-së. Lulzim Basha pritet të votojë rreth orës 11:00 pranë zyrave tek degës 8 në Tiranë. Ndërsa Gjergji Hani do të votojë rreth orës 10:00 te zyra qendrore e PD
me kemishen e zelenskit per vetingun e rublave ne politike. Do keshilloja foltoren te mos ngul kembe aq shume ne nenin agjitacion e propagande te mos u kthehet kundra
Përgjigju7*7=77
PërgjigjuSHQIPÈRIA né RREZIK !!! SHQIPÈRIA né RREZIK nga Arben Ahmetaj dhe gjithé klasa Politike e HAJDUTÉVE né kéto 33 Vjet !!!! KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES KUJDES Arben Ahmetaj RREZIK edhe pèr FÉMIJÉT BRITANIKÉ !!! Arben Ahmetaj nga Tigèr prej komersate , u kthye né LEPUR !!!! I BÉJ thirrje Qeverisé BRITANIKE dhe KING CHARLES , qè té REFUZOJNÉ Azilin pér KRYE HAJDUTIN , KRYE BANDITIN , KRYE KUSARIN , KRYE KRIMINELIN dhe FUNDÉRRINÉN Arben Ahmetaj !!!
PërgjigjuKy eshte me i rrezikshem se Rama! Te pakten Ramen e ka votu populli, kurse ky deshtak profesionist i etur per nje cope karrige edhe pas humbjeve te nje pas njeahme, gjithmone me poste te dhuruara ose te vjedhira pa asnje merite vazhdon dhe insiston qe te jete me cdo kusht, pa cipe, pa moral, pa dinjitet. Behuni gati per dyshen e re politike Te komanduar PD-Basha, Ps-Veliaj. Ky duhet shporrurr njehere e mire ky vemje
PërgjigjuLuli luli bravo lul e cove Pd ne tufine, do mahesh men per rob, imin me te modh
PërgjigjuPopulli shqiptare nuk e pute kush, Politika shqiptare varet nga te hujte.
PërgjigjuNeser fillon revolucioni nr 875 i udhehequr nga Luli Basha.Sala eshte ne mes te rruges tek revolicioni nr 976.Liken e pret populli 2 marsit. Ç'na ka gjet.
PërgjigjuDo te ken qene gare e forte deri ne voten e fundit. Ça bahet kshu si nuk kane turp
PërgjigjuLul tradhtarit vetëm një Pluma në ball i Duved sot, asgjë tjeter. Ky është i kapur nga Edvin shkjau shqipfolës më trdhtin kunder UÇK-s !
PërgjigjuAlo.pllantazhi.alo. aloo.aloo.
O JU ANONIM: 1.Luli u tregua TRIM që përjashtoi SALI NON GRATËN NGA GRUPI K.i PD në 32 vite të drejtimit nga S.Berish shpifsit kampion bote. 2.Luli u tërhoq nga PD me porosi Amerikane dhe u fut në LOJË po me porosi Amerikane për të nxjerr NOKAUT SB që vdiq politikisht me non gratën më 21 maj 2021. 3. Sb ngeli pa PARTI,VULË E LOGO partie dhe më 14 maj e futi pjesën e PD në BREKËT E LIKE FLORIRIT. 4.Sb nuk krijon dot as PARTI TË RE PASI NUK E PRANON SHBA+BE..DHE DO HAJ BAR DERI NË VDEKJE NGA ZOTI. 5.Militantët e Sb ose do kthehen te PD e Lulit ose të bredhin si qënt e rrugës..deri në vdekje.. 6.SPAK duhet të veproi për sekuestro pasurisë familjare të Sb dhe në burg për Korrupsion madhor,Minim të demokracisë, Shpërfillje të drejtësisë ..etj si personazhi më negativ në Shqipëri në 111 vite Shtet. !
PërgjigjuO Et’hem, shumë mirë SB ka bërë korrupsion madhor dhe mori përhashtimin dhe damkën e amerikës e ti sekuestrohen pasuritë . Po babloki dhe këta të PëSëSë qe hanë vetëm dardha pas krahëve kanë bërë korrupsion minor.
O sa mir qe fitoi luli se nuk fiton pd edhe nja 20 vjet te tjera..
PërgjigjuTek të gjitha fotot kutiat plot, kot ja fusin 18 mijë, mos janë 180 mijë votues ????????????????
PërgjigjuTani do filloj komedia tjeter Berisha do harroj Ramen e do dali ne protesta per te hequr Lulushin!
PërgjigjuKeni te drejte! Tadheni pizelen me ket popull. Pty legena.
PërgjigjuPo keta 8 deputet nuk asgje tjetër vetëm disa njerëz te sponsorizuar nga biznesmene qe i kane dhene Lulit euro pwr ti futur ne lista te sigurta, dhe disa njerëz mediokër si Açka , Çollaku , dhe Pampuri, qe nuk kane as identitet, ose as dine dhe as iman siç thot populli. Ne PD duhet nje njeri i ri dhe i pa kompromentuar me pushtet, as Saliu dhe Luli nuk duhet as ti afrohen selisë se PD. Jo se kam ndonje simpati per PD, por nje opozite e mire dhe e forte Jo si kjo e degraduar siç eshte , i ben mire edhe popullit por edhe qeverise.
PërgjigjuLuli ta ul fare inteligjencen,ta ben zero fare me ato qe thote.
PërgjigjuKa ardh koha per nje “rruspe” ne politiken shqiptare ti fshije politiken e vjeter , kete e ben vetem ndonje intelektual i ri(re) nga Gjirokastra , me vizion , ide dhe moshe te re 30-38 vjec me vizion demokratik perendimor , vetem ndonje Gjirokastrit nga brezi i ri e nxjerr shqiperine nga kriza politike ndonje individ i shkolluar dhe i pakonsumuar do ishte mendoj zgjidhja e te ardhmes… Besoj nje rruspe politike do vije nga Gjirokastra dhe ta shpetoje demokracine dhe politiken e cila qe prej 2021 ka mbetur “kaps” dhe me diarre njekohesisht… Mbetet per tu pare , urojme me te miren per popullin tone ..
Përgjigjunje parti qe kishte (dhe teorikisht vazhdon te kete) rreth 70 mije anetare ,zgjedh kryetarin me 1/7 e tyre,nje pjese e madhe ose nuk lejohen ose nuk duan te votojne (pasi duan berishen)...ah mor lul mor qyq pertej asaj cka thone amerikanet ,ti nuk ke vota mor qyq....do e shohesh rruges ...palaço
PërgjigjuKu ska as turp as cipe. Por berisha e meriton ta degjenerosh qe u mor me kete butak idiot. Po e ze gjynahu o Olldashit
PërgjigjuIk or qyq mos dil neper ekrane se po tallin rakun i madh e i vogel, sidomos kur kendoje himnin pa vezen e mengjesit hahahahahaha kokeloqe
PërgjigjuLul Zelenskyy
PërgjigjuBasha është vazhdimi i tranzicionit. Saliu e mbylli ciklin e tranzicionit.
PërgjigjuAmon bastioni Lulit.ket me ta fal ta kon fut.do knoqemi me ket kaqol