Zgjedhjet për kreun e PD, Açka: Sot s’duhet votuar për emrin, por për ndarjen nga tranzicioni! Betejë e vështirë

29 Korrik 2023, 09:01| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 12:23

  • Share

Deputetja demokrate Flutura Açka ka reaguar për zgjedhjet për kreun e Pd. Në një postim në Facebook, Açka shkruan se sot nuk duhet votuar për emrin, por për ndarjen përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Deputetja thotë se kjo është një betejë e vështirë, por jo e pamundur.

“Qiejt e pastër politikë në demokraci, nuk ndodhin prej natyre si çdoherë pas stuhisë. Për qartësinë e tyre duhet të lesh shenjën tendë: të vizatosh blu mbi blu.  Dhe demokratët sot kanë shenjën e tyre. Sot nuk votohet emri, por procesi pa kthim i demokratizimit të Partisë Demokratike, votohet ndarja përfundimtare nga tranzicioni dhe politika pseudoeuropiane. Është një betejë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundur”, shkruan Açka.


Lajmi kryesor:

S'ka supriza, Lulzim Basha rikthehet kryetar i PD-së për herë të katërt: E sotmja shënon nisjen e punës! Mori 16 196 vota! Vetëm 8 nga 52 deputetë demokratë votuan


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?