Vendi ynë ndodhet prej 51 ditëve e në karantinë për shkak të përhapjes së COVID-19 në të gjithë botën.
Qëndrimi në izolim për një kohë të gjatë sjell edhe pasova negative në shëndetin mendor, siç mund të jenë probleme psikologjike, ankth, frikë apo pasiguri.
Në gjithë këtë kohë këshillimi fizik me psikologët nuk ka qenë i mundur, po Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion linjën e gjelbër falas për këshillim psikologjik për çdo qytetar.
"Situata e shkaktuar si pasojë e COVID19 ka sjellë edhe probleme psikologjike, ankth, frikë, pasiguri. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vë në dispozicion linjën e gjelbër falas për këshillim psikologjik për çdo qytetar për COVID-19", është shkruar në postimin e Ministrisë.
Shërbimi është aktiv çdo ditë nga ora 8:00 deri në 22:00 në numrin 0800 40 40.