Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se çdo deklaratë se Ukraina nuk po përparon mjaftueshëm shpejt në fushën e betejës nuk është vetëm një manifestim i gjendjes së çuditshme morale të autorëve, por edhe një demonstrim i mungesës absolute të të kuptuarit të luftës dhe fazave të saj.
“Çdo deklaratë se Ukraina nuk po përparon mjaftueshëm shpejt në fushën e betejës ose nuk po rimerr mjaft territor nuk është vetëm një manifestim i gjendjes së çuditshme morale të autorëve, por edhe një demonstrim i mungesës absolute të të kuptuarit të luftës dhe fazave të saj”, shkroi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak .
Ai gjithashtu shtoi: "Detyra e Forcave të Armatosura të Ukrainës është të shkatërrojë sistematikisht aftësitë e ushtrisë armike: logjistikën e saj, potencialin teknik, oficerët dhe personelin. Dhe sot mbrojtësit ukrainas po përballen me këtë detyrë njëqind për qind”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Sulm rus në Odessa, 203 ndërtesa të dëmtuara dhe 3 të plagosur! Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut
S.S/ReportTv.al