Foto ilustruese

Lifestyle

Këto fruta nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë në mëngjes

18 Shtator, 07:55| Përditesimi: 18 Shtator, 07:57

  • Share

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht kur konsumohen me stomakun bosh.

Disa lloje frutash mund të kenë efekt të kundërt, duke shkaktuar uri edhe më të madhe dhe lodhje, vetëm një orë pas konsumimit.

Në mëngjes duhet të shmangen bananet dhe mangoja. Edhe pse janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe relativisht pak fibra. Kur hahen me stomakun bosh, sheqeri i tyre përthithet shpejt në gjak, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të energjisë, por kjo zgjat shumë pak.

Shumë shpejt, nivelet e sheqerit bien ndjeshëm, gjë që mund të shkaktojë lodhje, nervozizëm dhe nevojë për ushqim shtesë.

Kjo rënie e sheqerit në gjak shpesh çon në ngrënie të tepërt dhe dëshirë për ushqime të shpejta gjatë ditës.

Cilat fruta janë më të përshtatshme për mëngjes?

Në vend të bananes dhe mangos, rekomandohen frutat e pyllit si boronicat, mjedrat, dredhëzat apo manaferrat. Këto fruta kanë më pak sheqer, janë të pasura me fibra dhe polifenole, antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në shëndetin e zorrëve.

Fibrat ngadalësojnë thithjen e sheqerit dhe mbajnë të qëndrueshme nivelet e tij në gjak, duke zgjatur ndjesinë e ngopjes.

Polifenolët mbështesin rritjen e baktereve të dobishme në zorrë, duke ndikuar pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i e vlerësoni programin qeverisës ‘Rama 4’?