Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj.
Ai është një burim ushqyesish dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, të forcojë sistemin imunitar dhe të lehtësojë dhimbjet e kokës.
Ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.
Lehtëson dhimbjet e fytit dhe kollën.
Vepron si dekonjestionues, pasi mund të pastrojë traktin e frymëmarrjes.
Është i dobishëm për tretjen. Mentoli ndihmon në relaksimin e mureve të zorrëve dhe përmirëson tretjen.
Ndihmon në tretjen e yndyrnave.
Sipas një artikulli të vitit 2023 në revistën Current Pharmaceutical Design, ky çaj mund të ndihmojë në trajtimin e sindromës së zorrës irrituese.
Një studim i botuar në Journal of Pharmacy and Pharmacology tregon se menteja mund të ketë një efekt qetësues dhe të zvogëlojë stresin.
Megjithatë pavarësisht këtyre përfitimeve konsumimi i tepërt i çajit me mente mund të shkaktojë reaksione alergjike tek disa individë dhe nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga refluksi gastroezofageal. Disa ekspertë këshillojnë të shmanget konsumimi i çajit me mente gjatë shtatzënisë.
Komente
