Foto ilustruese

Lifestyle

Këto janë ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

18 Qershor, 07:42| Përditesimi: 18 Qershor, 07:47

  • Share

Ndjekja e një diete të shëndetshme është e rëndësishme në çdo moshë. Megjithatë, pas moshës 40 vjeç, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet asaj që hani.

Në këtë grup moshe, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.

Më poshtë kemi listuar se cilat ushqime duhet të shmagni për të konsumuar.

Mishrat e përpunuar
Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e sëmundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës.

Alkooli
Konsumi i lartë i alkoolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi. Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

Pijet e gazuara
Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën. Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.

Të skuqurat
Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

Drithërat jo të plota
Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.

Ëmbëlsirat e gatshme
Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?