Sport

KF Vllaznia kërkoi anulimin e koncertit në stadium, Benet Beci: Ekipi do t’i luajë ndeshjet europiane tek 'Loro Boriçi'

17 Qershor, 18:47| Përditesimi: 17 Qershor, 18:57

  • Share

1750179146_aa.JPG

Pasi KF Vllaznia i dërgoi një kërkesë zyrtare Bashkisë Shkodër, ku kërkohej që të anulohej koncerti recital i këngëtarit Bujar Qamili i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin "Loro Boriçi", ka ardhur një reagim nga Bashkia Shkodër. 

Kryetari i Bashkisë Benet Beci deklaroi se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në stadiumin “Loro Boriçi”. Ai i garantoi atyre se Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit.

'Me disa tifozë të Vllaznisë, që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu simbol i qytetit. Një bisedë miqësore, ku i garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu, ashtu si gjithmonë', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Vijojnë përplasjet në Shkodër, KF Vllaznia i drejton tre pyetje bashkisë: Gjithçka e mbuluar me mister, sjellje të denja për një subjekt privat


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?