Sport

Vijojnë përplasjet në Shkodër, KF Vllaznia i drejton tre pyetje bashkisë: Gjithçka e mbuluar me mister, sjellje të denja për një subjekt privat

17 Qershor, 10:12| Përditesimi: 17 Qershor, 18:57

  • Share

SHKODËR - Në kryeqendrën e veriut vijon dita e dytë e përplasjes mes Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Bashkisë së Shkodrës. Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin "Loro Boriçi" me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për impiantin ku zhvillohen vetëm aktivitete sportive, gjë që mund të sjellë moslicensimin e tij nga UEFA për ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

Një njoftim i kreut të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili megjithë kundërshtimin e vazhdueshëm të KF Vllaznisë dhe FSHF-së; tregonte se koncerti do të mbahej në stadium, ka bërë që drejtuesit e kuqebluve të reagojnë sërish.

KF Vllaznia ngre tre pyetje kryesore për organizatorët, që kanë të bëjnë me fondin për koncertin, vendimin e Këshillit Bashkiak për ndryshimin e destinacionit të stadiumit nga "aktivitete sportive" në "përdorim për koncerte dhe orkestra frymore" si dhe vendimin që autorizon bashkinë që të japë "Loro Boriçin" pa pagesë.

Gjithashtu KF Vllaznia shkruan se "këto janë sjellje të denja më tepër për një subjekt privat sesa të një organi publik dhe mbulon më tepër me mister në lidhje me arsyet që e shtyjnë në emergjencë dhe me çdo kusht Bashkinë Shkodër në këtë aktivitet të paligjshëm në dëm të futbollit".

Gjithashtu, të gjitha kundërshtitë për anulimin e koncertit KF Vllaznia i ka drejtuar me një kërkesë zyrtare drejt Bashkisë Shkodër, policisë dhe këngëtarit Bujar Qamili.

Ndërkohë, në një reagim të bërë në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci deklaroi se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në stadiumin “Loro Boriçi” dhe se Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit.

'Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu, ashtu si gjithmonë', tha ai. 

Reagimi i plotë i Vllaznisë, e martë 17 qershor:

Klubi i Futbollit Vllaznia konstaton me shqetësim sjelljen aspak dashamirëse të Bashkisë Shkodër ndaj zhvillimit të futbollit ku me veprimet e saj të cilat kulmuan së fundmi me organizimin e një aktiviteti të pakuptimtë që ka sjell indinjate, zemërim tek tifozët shkodran dhe faktkeqësisht duke i ndarë qytetarët shkodranë në opinione dhe mendime të ndryshme!

Publikimi i njoftimit për koncert recital nga kryetari Bashkisë Shkodër dhe një deklaratë për shtyp nga ky institucion në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme, janë sjellje të denja më tepër për një subjekt privat sesa të një organi publik dhe mbulon më tepër me mister në lidhje me arsyet që e shtyjnë në emergjencë dhe me çdo kusht Bashkinë Shkodër në këtë aktivitet të paligjshëm në dëm të futbollit!

Përsa më sipër, larg retorikave boshe ku nuk citoni në asnjë deklaratë asnjë reference ligjore dhe për transparencë dhe informim me publikun i kërkojmë Bashkisë Shkodër t’i tregojë qytetarëve shkodranë:

1) Sa është fondi i aprovuar nga Bashkia Shkodër dhe procedura e realizuar për shpenzimin e fondit të akorduar për organizimin e koncertit recital të planifikuar?

2) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që ndryshon destinacionin e përdorimit të stadiumit për aktivitete sportive sipas VKM 421, datë VKM nr.421 datë 2 Qershor 2010 për “Përdorim dhe administrim nga Bashkia Shkoder për aktivitete sportive“ në “Perdorim për koncerte dhe orkestra frymore“???

3) Cila është data dhe numri i Vendimit të Këshillit Bashkiak që autorizon Bashkinë Shkodër të japë pa pagesë stadiumin “Loro Boriçi” për këtë aktivitet artistik???

Duke mbetur në pritje të përgjigjes tuaj publike përballë qytetarëve, jemi të vendosur të parandalojmë këtë paligjshmëri me çdo mjet ligjor!

Ora 18:47
KF Vllaznia kërkoi anulimin e koncertit në stadium, Benet Beci: Ekipi do t’i luajë ndeshjet europiane tek 'Loro Boriçi'

1750179146_aa.JPG

Pasi KF Vllaznia i dërgoi një kërkesë zyrtare Bashkisë Shkodër, ku kërkohej që të anulohej koncerti recital i këngëtarit Bujar Qamili i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin "Loro Boriçi", ka ardhur një reagim nga Bashkia Shkodër. 

Kryetari i Bashkisë Benet Beci deklaroi se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në stadiumin “Loro Boriçi”. Ai i garantoi atyre se Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit.

'Me disa tifozë të Vllaznisë, që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu simbol i qytetit. Një bisedë miqësore, ku i garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet europiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”. Bashkia Shkodër nuk do të cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu, ashtu si gjithmonë', tha ai. 

Ora 12:24
KF Vllaznia kërkesë zyrtare Bashkisë Shkodër: Anulojeni koncertin në stadium, jeni në shkelje të ligjit


KF Vllaznia u kërkon institucioneve përgjegjëse të anullojnë koncertin e planifikuar për t'u zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi" sepse është kundër të gjitha rregullave të funksionimit të këtij impianti sportiv. Gjithashtu këtë kërkesë e ka marrë edhe këngëtari Bujar Qamili.

PËRPLASJA - Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin "Loro Boriçi" me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për impiantin ku zhvillohen vetëm aktivitete sportive, gjë që mund të sjellë moslicensimin e tij nga UEFA për ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

Ora 11:42
Vllaznia i paraprin situatës, nënshkruan marrëveshje për të luajtur larg Shkodrës

Marrëveshja mes Vllaznisë dhe Teutës


Përplasja me Bashkinë e Shkodrës dhe mundësia që UEFA mos i licensojë stadiumin "Loro Boriçi" për ndeshjet evropiane ka bërë që KF Vllaznia të gjejë një marrëveshje me KF Teutën për t'i zhvilluar ndeshjet në stadiumin e Durrësit nëse do jetë e nevojshme.

PËRPLASJA - Koncerti recital i Bujar Qamilit i cili është planifikuar për në datën 21 qershor në stadiumin "Loro Boriçi" me mbështetjen e bashkisë, ka bërë që KF Vllaznia të dalë kundër me argumentin se ndryshohet destinacioni i përcaktuar për impiantin ku zhvillohen vetëm aktivitete sportive, gjë që mund të sjellë moslicensimin e tij nga UEFA për ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

S.Dh/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?