Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të përmbahen nga retorika përshkallëzuese dhe ndarëse. Ky reagim vjen pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se njësite të ushtrisë serbe janë vërejtur disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i cilësuar ato lëvizje si “provokime të qëllimshme”. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), KFOR-i tha se, pas tensioneve të fundit, rreth 1.000 trupa shtesë të misionit javë zhvendosur në Kosovë dhe se praninë e kësaj force në veri të Kosovës është rritur.
“Ne e kemi trefishuar edhe numrin e patrullimeve, përfshirë në vijën kufitare administrative”, tha KFOR-i, i pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Kurti.
KFOR ka deklaruar se gjendja e sigurisë në Kosovë është “e qetë, por e brishtë”.
Lajmi kryesor:
Kurti publikon videon: Ushtria serbe pranë kufirit të Kosovës, kërkojnë të provokojnë! Serbia: 'Pushtim' imagjinar
B.K/ReportTv.al