Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka bërë deklaratën e tij të parë që kur SHBA bombardoi tre objekte bërthamore në Iran. Në një postim në rrjete sociale, ai shkroi se Izraeli ka bërë një gabim të rëndë dhe se “ndëshkimi vazhdon” ndaj tij, duke iu referuar sulmeve të reja gjatë natës të Teheranit në territorin izraelit.
“Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh; duhet të ndëshkohet dhe do të ndëshkohet; po ndëshkohet tani.”
Postimi shoqërohet me imazhin e një një kafke me Yllin e Davidit, sipër një qyteti të errësuar me raketa që bien nga qielli.
Lajmi kryesor:
Irani i përgjigjet SHBA-ve, sulmon bazat amerikane në Katar e Irak! Trump: Reagim i dobët, faleminderit që na paralajmëruat! 13 nga 14 raketa u rrëzuan! Asnjë i lënduar (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al