Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përsëriti premtimin e tij se Izraeli "do të ndëshkohet" për "gabimin e rëndë" që ka kryer. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai deklaroi se populli nuk do ta harrojë gjakun e martirëve dhe sulmin në territorin e tyre.
"Irani nuk do të pranojë një paqe apo luftë të imponuar. Ata që e njohin historinë e Iranit e dinë se ne nuk pranojmë kërcënime.", deklaroi Khamenei.
Kërcënimit të SHBA ai iu përgjigj me një kërcënim, teksa tha se nëse sulmojnë, do të "shpërblehen" me dëm të pariparueshëm.
"Kushdo që e njeh Iranin, popullin dhe historinë e tij nuk do t'i drejtohej kurrë këtij kombi me tone kërcënuese, sepse Irani nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake nga ana e tyre padyshim që do të shpërblehet me dëm të pariparueshëm", u shpreh Khamenei.
Sipas tij, "ky komb nuk do t'i dorëzohet askujt përballë imponimit. Izraeli ka bërë një gabim të madh dhe do të ndëshkohet."
Lajmi kryesor:
Sulmet Izrael- Iran/ Trump: Ultimatum përfundimtar për Iranin, e kam humbur durimin! Avionët B2 në Paqësor! Teherani: Dorëzim? Kurrë
Xh.D/ReportTv.al