Bota

Kievi sulmon me dronë Shën Petersburgun, Moskën dhe rajonin e Belgorodit, dy të plagosur

23 Gusht, 22:27| Përditesimi: 23 Gusht, 22:30

  • Share

Shën Petersburgu, rajoni i Leningradit dhe Moska janë goditur nga sulme me dronë ukrainas. Lajmin e kanë bërë të ditur kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, guvernatori i rajonit të Leningradit, Alexander Drozdenko, si dhe guvernatori i Shën Petersburgut, Alexander Beglov.

Për shkak të kërcënimit, aeroporti i Shën Petersburgut pezulloi përkohësisht punën, ndërsa dhjetëra fluturime pësuan vonesa.

Ndërkohë, në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, dy persona mbetën të plagosur pas një sulmi me dronë të nisur nga Kievi. Agjencia e lajmeve Ria Novosti, duke cituar guvernatorin rajonal Vyacheslav Gladkov, raportoi se sulmi ka ndodhur në fshatin Krasnaya Yaruga.

“Si pasojë e një sulmi me dron ndaj një automjeti, dy persona mbetën të plagosur,” – shkroi Gladkov në kanalin e tij në Telegram, duke sqaruar se civilët janë shtruar në spital.


Lajmi kryesor:

Kievi sulmon me dronë Shën Petersburgun, Moskën dhe rajonin e Belgorodit, 2 të plagosur! Zelensky: S'ia dorëzojmë tokën tonë pushtuesit


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?