Kim letër krerëve të partive: Bëjuni vetting kandidatëve për deputetë! Jeni përgjegjës për ta

1 Shtator 2020, 12:14| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 15:09

  • Share

TIRANË- Në prag të nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim u ka nisur një letër krerëve të partive kryesore politike në Shqipëri, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Kim u ka kërkuar liderëve politik politike të mbajnë përgjegjësi për kandidatët për deputetë, që të mos preken nga ligji i dekriminalizimit. Letra, të cilën Shqiptarja.com disponon, mban datën 31 gusht, e formosur nga ambasadorja Yuri Kim.

Ambasadorja e SHBA iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe të kualifikohen vetëm ata që respektojnë votuesit shqiptarë. 

"Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit", shkruhet mes të tjerave në letër.

Letra e Yuri Kim derguar kryetareve te partive

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/09/2020 00:40

    Mesazhi i ambasadores eshte shume i qarte:veting per TE GJTHE KANDIDATET NEN SIGLEN E PARTIVE,por gjuha diplomatike dhe posti i saj nuk ia lejon te thote troc qe nuk duhen bere PERJASHTIME.Ata te cileve u drejtohet ky mesazh e kuptojne shume mire,por asnje nuk eshte i detyruar ta zbatoje.Cdo parti i merr vete vendimet per vete dhe i ka parasysh pasojat e tyre,cilado qofshin ato.

    Përgjigju
  • shqiptar: 01/09/2020 17:57

    ike moj gale se nuk ja ke idene me keq se ai qori qe ishte amabasador para teje dhe s'dihet nga humbi neper Azi. Kupola e partive (kupto kyehajdutet) shmangu veten nga vetingu e kjo akoma flet si e jema e zeqos ne maje te thanes ne Guam. Nejse ti s'ke faj se per ate paguesh keshtu qe bjeri legenit te shpuar amerikan ...

    Përgjigju
  • Plepi i kalbur: 01/09/2020 12:57

    Drejt e ke zonja KIM, por vetingu duhet te filloje nga kreret e partive si fillim nga Edvini, nga Lulushka, Munuika Illyr presidenti,salihi,Mehdihoxhgerdeci, nard tornitori, (qe kane pasuri sheikesh) e shume te tjere si fillim, pastaj tek deputetet e dhjamosur qe kane nga 30 vjet deputete dhe pastaj deputetet anonime qe ngrejne vetem doren per te miratuar ato ligjet qe kerkojne oligarket e 4 familjeve mafjoze ne shqiperi

    Përgjigju
  • asl: 01/09/2020 12:53

    Nuk kuptoj me pare duhet te kalojne ne veting kryetaret e partive!!!!Ndoshta jemi ne epoken e gurit dhe se kam kuptuar.

    Përgjigju
  • F-35: 01/09/2020 12:37

    Zonje, mos beni shaka ju lutem. Para se te shkohet tek kandidatet, vetting-u duhet filluar me kryetaret e partive. Me kete leter ju paskeni pastruar kryetar partish me nje barre krimesh te ditura nga te gjithe! Tjeter gje presim nga ju e nderuara zonje!

    Përgjigju
    • B52: 01/09/2020 15:39

      Sidomos nga jahti eshte shume efikas vettingu i kandidateve.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?