Politikë

Kim nga Durrësi: Prokuroria të ndjek rastet e incidenteve! Lidertë e partive të presin rezultatin dhe gjykimin e popullit

25 Prill 2021, 15:46| Përditesimi: 25 Prill 2021, 16:47

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim nga Durrësi ka folur për disa incidente të ndodhura duke thënë se këto raste duhet të ndiqen nga prokuroria dhe autoritetet dhe se liderët e partive dhe kandidatët të presin daljen e rezultatit dhe gjykimin që ka bërë populli për ta.

"Qytetarët kanë treguar përgjegjësi, administrata zgjedhore po ashtu. Koha që liderët dhe partitë të tregojnë përgjegjësi. Të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Ftese qytetareve të votojnë. Ka pasur shkallë të lartë pjesëmarrje qytetarësh. Janë raportuar disa incidente dhe është  përgjegjësi e autoriteteve t'i ndjekin. Ne e kemi të qartë dhe kemi bërë thirrje prokurorëve t'i hetojnë këto çështje deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre, prokurorët po bëjnë punën e tyre dhe liderët e partive dhe kandidatët duhet të presin daljen e rezultatit dhe gjykimin që ka bërë populli", tha Kim.


Lajmi kryesor:

Ndërkombëtarët po monitorojnë! Kim: Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve! Soreca: Do të ndjekim procesin e numërimit, rezultati të pritet me qetësi e durim


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?