Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin me Bashën. Mes të tjerash, ambasadorja Kim tha pas kthimit nga Uashingtoni, ishte shumë e rëndësishme që të shkonte në PD, për të ndarë me kryetarin Basha atë që ka mësuar atje pra diskutimet me shefat e saj për të bashkëpunimin me PD.
“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë përfshirë shtëpinë e bardhë departamentin e drejtësisë. Pata mundësinë që tu jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mië për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në pd për ta ndarë atë që kam kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë shba ka pasur marrëdhënie të fortë me pd që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur pd hypi në pushtet për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.
Lajmi kryesor: