Politikë

Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës, i jep mbështetjen e plotë në ‘betejën’ me Berishën! E prerë me kritikët e SHBA në Tiranë: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar

24 Shtator 2021, 15:58| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 19:25

  • Share

Nga Uashingtoni ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shkuar direkt në selinë e PD për t'i përcjellë kreut të PD Lulzim Basha diskutimet që ka pasur në SHBA me shefat e saj në DASH dhe Shtëpinë e Bardhë pasi i kishte informuar për zhvillimit politike në Shqipëri.

Kim shprehu mbështetjen e plotë për PD, duke theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë ashtu sikurse ka qenë kur kjo parti mori pushtetin për herë të parë. Ambasadorja shtoi se shpreson që të vijojnë të punojnë bashkë edhe kur partia të vijë në pushtet përsëri, ndërsa tha se "demokracia përkufizohet nga një parti opozitare e fortë që lulëzon”.

Mesazhet ishin të prera e të qarta edhe për zhvillimet e fundit në selinë blu pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD, që janë shoqëruar me shumë "trrazira" brenda partisë. Duke iu drejtuar demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin, Kim, deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa prerazi tha se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim", pasi nuk e bëjnë dot një gjë të tillë sepse populli shqiptar tha ajo, e di që SHBA-në e ka pasur gjithmonë në krah edhe kur e gjithë bota donte ta "shfaroste". Duhet të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe ajo që të ecë përpara, tha ambasadorja.

Ky është takimi i parë i Kim me Bashën, pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, liderin historik të saj Sali Berishën, me kërkesë të ambasadores. Pas këtij vendimi që ka sjellë përçarje brenda partisë, Berisha ka nisur aksion politik  kundër Bashës dhe kërkon të mbledhë edhe 1500 firma të Kuvendit Kombëtar për referendum brenda partisë për zhbërjen e vendimit të kreut demokrat për përjashtimin e tij nga PD. Nga aksioni politik Berisha pranoi se ka dosje për shpalljen e tij "Non Grata" nga DASH, por sipas tij që të gjitha janë shpifje të fabrikuara nga zyra e kryeministrit Rama. Në përgjigjien e saj Kim tha se SHBA e ka shumë seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Ky ishte mesazhi i qartë që ambasadorja dha nga Uashingtoni. 

Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pas vendimit të SHBA  Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar dhe ka hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por beteja e Berishës tashmë nuk është vetëm kundër SHBA, por edhe kundër "birit të tij politik", Lulzim Basha i cili pranoi kërkesën e amerikanëve duke e përjashtuar liderin historik të PD nga partia, deri në zbardhjen e të vërtetës në rrugë ligjore.

 

 

Ora 17:50
PD-PS sinjale pozitive për uljen në tryezë për Reformën Territoriale? Yuri Kim ‘aprovon’ mbështetjen e saj: Ka punë për të bërë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shprehur mbështetur e saj për një prej shtyllave të aksonit të PD në legjislaturën e re parlamentare. Pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, Kim deklaroi se PD e presin shumë sfida përpara mes të cilave është edhe reforma territoriale. Kim tha se ka shumë punë për t'u bërë në vijim. 

“Pozita jonë për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar. Ka veprime që duhet ndërmarrë për tu siguruar që të kemi zgjedhjet më të mira të ardhshme dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore, ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin dhe kjo ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë para. Por nuk mund të bëhet para nëse njëra këmbë ka mbetur e bllokuara në të shkuarën”, tha Kim.

PS ndonëse nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, nuk e ka mbyllur derën për t'u ulur në tryezë bashkë me PD, për të diskutuar lidhur me reformën territoriale.

Ora 17:03
Kim i përgjigjet Berishës: Nuk ecet përpara me një këmbë në të shkuarën, PD do dalë më e bashkuar nga tranzicioni! Kush do të verë kundër SHBA-në me shqiptarët, gabohet

Ambasadorja Yuri Kim i ka dhënë një përgjigje akuzave të Sali Berishës duke thënë se PD nuk mund të ecë para dhe të bëhet më e fortë nëse mbetet e bllokuar me një këmbë në të shkuarën. Ndërsa nxitja e popullit kundër SHBA-së, Kim tha se kjo nuk ka për të ndodhur dhe  kushdo që beson se mund të vendosë SHAB kundër shqiptarëve gabohet rëndë.

Kim, i ktheu përgjigje ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ishte shprehur se vendimi për përjashtimin e tij cenonte sovranitetin e partisë.

"Gjithashtu e kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë dhe është në proces tranzicioni, por shpresojmë të dali më e fortë dhe e bashkuar dhe të dali në një opozitë që të mund të fitojë sërish zgjedhjet.  Dëshiroj të konfirmojë se për sa i përket Ëashingtonit jemi serioz në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm ta luftojmë pavarësisht partisë, nivelit dhe rangut se ku ndodhet. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo se ka ndodhur për përcaktimin për raste madhore të korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabilitetit të Shqipërisë, është e gabuar dhe ofenduese. Doja t'u kujtoja që në 1920 kur e gjithë bota donte që Shqipëria të zhduket nga faqja e dheut, SHBA foli se Shqipëria duhet të qëndrojë de të bëhet më e fortë. I vetmi ndryshim ndaj ajo deklaratë është se Shqipëria do të vazhdojë të jetë e  fortë dhe sovrane dhe ata që synojnë të vendosin SHBA kundër shqiptareve po u them se e keni gabim. Shqiptarët e dinë që ju  e keni gabim", tha Kim.

Ora 16:47
Kim zbardh takimin me Bashën, i jep ‘porositë’ e SHBA: Ndava diskutimet në Washington, të angazhuar për të punuar me PD! Demokracia, një parti opozitare që lulëzon

Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin me Bashën. Mes të tjerash, ambasadorja Kim tha pas kthimit nga Uashingtoni, ishte shumë e rëndësishme që të shkonte në PD, për të ndarë me kryetarin Basha atë që ka mësuar atje pra diskutimet me shefat e saj për të bashkëpunimin me PD.

“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë përfshirë shtëpinë e bardhë departamentin e drejtësisë. Pata mundësinë  që tu jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mië për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në pd për ta ndarë atë që kam kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë shba ka pasur marrëdhënie të fortë me pd që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur pd hypi në pushtet për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.

Komento

Komente

  • Demush: 25/09/2021 05:44

    Phuuuu sa Greku po ju gezohet kur po perqahet Shqiperia veq lexoni komentet me emra te grekeve,tuj pa endrra me Fiqa .edhe nuk shof as nje reagim te Shqipeve.Luje Shqipe luje

    Përgjigju
    • Andarti: 25/09/2021 13:01

      Sa koment i bukur! Ne njeren ane pretendon urrejtje ndaj grekeve, gje qe rrit besueshmerine se ti ke perzemer interesat shqiptare. Nga ana tjeter percjell ne menyre te maskuar idene se perkatesia etnike e komentuesve kuptohet nga emri qe perdorin (a thua se komentuesi shqipfoles eshte aq budalla sa te perdori pseudonim qe zbulon etnine joshqiptare!). Ne kete menyre nenkuptohet se nese emri i komentuesit eshte shqiptar ashtu duhet te jete komentuesi ne realitet. Qasje e shkelqyer... Qofte e qellimte, qofte rastesi, qasja zbaton ne menyre perfekte dy principe te propagandes: 1. PROPAGANDA ESHTE ME EFEKTIVE KUR BEHET ME NENKUPTIME. 2. BESUESHMERIA FITOHET SHPESHHERE ME PRETENDIME PSEUDOPATRIOTIKE/PSEUDONACIONALISTE!

  • Jani: 25/09/2021 02:40

    O ZONJA KIM PD ESHTE NJE PARTI KRIMINELESH DHE HAJDUTESH. ..TI ZNJ.KIM NUK KE QENE KETU NE 1997,,2011 KUR SALI KRIMINELI BASHKE ME BASHEN VRANE NE BULEVARDIN E TIRANES 4 VETA......

    Përgjigju
  • Alfonsi: 25/09/2021 01:37

    Margaret MacMillan eshte autore e biografise se L1B "Peacemakers-Paris 1919". Lidhur me Shqiperine, shume interesant eshte fakti qe asnje nga fuqite e medha as di ku binte apo kishin ndonje interes. Perkundrazi. Paradite e lane te veprohej sipas traktatit te Londres. Mbasdite, ne kohen e cajit, kryeministri grek donte qe te risigurohej. Pasi Uillson qe i smure dhe miratimin e kishte dhene me dore, pra shenje. Nxiti Llojd Xhorxh e Anglise tja hapte biseden Uillsonit. Po mire, tha ky, po oca perfaqesojne keta shqiptaret, ca populli jane? Llojd Xhorxh qe as e kishte haberin, beri krahasimin shperues per ne "jane tip barbare, te pagdhendur....si puna e Skocezeve!!!". Per fatin e keq te te tereve, Uillsoni u ngrit dhe duke u drejtuar gishtin e tij te gjate iu tha "Nena ime eshte skoceze! Shqiperia nuk ndahet!". Edhe iku i nxehur. Kaq qe. As u hap me muabeti Shqiperise. Sa per keto prrallat jo Noli, e terrci e verci, as qe ngriten peshe. Kaq. Shyqyr qe Anglia na krahasoi me skocezet. Lexojeni librin, se eshte dhe ne shqip. Kjo znj. Kim as qe e ka haberin fare dhe i jep sallates per tarator.

    Përgjigju
    • Janullatosi me mask shqiptare: 25/09/2021 12:16

      Ashtu eshte! Gjyshi i shokut tim - Jani Skuthiakis - ishte prezent ne ate takim, dhe kete histori n'a ka treguar edhe ai. Gojedhenat nuk dyshohen kurre ne studimin e historise, sepse njerezit nuk genjejn per gjera te tilla... Edhe ne nderhyrjen tjeter historike pro-shqiptare te SHBA-ve, ne bombardimin e Jugosllavise ne 1999, SHBA-te nuk duhet te konsiderohen vertet pro-shqiptare. SHBA-te nuk hyn ne lufte sepse donin te parandalonin masakrat ndaj shqiptareve, por per te gjunjezuar Jugosllavine sepse ishte kthyer ne nje rival per Illuminatin ne eksportin pistoletave loder. Miqesia me SHBA-te eshte fallco! LARG SHBA-ve! Edhe dicka tjeter: me vjen shum keq e them por eshte e vertet se shqiptaret jane barbar, komb qe nuk ka perjetuar ndonjehere civilizim. Historianet qe i quajn shqiptaret pasardhes te ilireve dhe te epiroteve te lashte jane mashtruesa! Aleksandri dhe Pirro ishin grek! Skenderbeu ishte serb. Perandoret ilir te Romes dhe te Bizantit nuk kane lidhje me kombin shqiptar sepse shqiptaret nuk jane as ilir as epirot, por barbar qe u shfaqen ne ballkan ne mejset si me magji, pa u vene re nga administrata Bizantine. Ishin ninxha qe u shfaqen papritur ne Ballkanin perendimor dhe pushtuan territorin nga Nishi deri ne Etoli. Ata vrisnin cdo deshmitar, prandaj nuk ka burime historike per emigrimin e shqiptareve! Manipuluan edhe te dhenat arkeologjike qe te dukeshin si autokton! Llojd Xhorxh kishte shume te drejt ne komentin e tij rracist! Mos lexoni analizat e historianeve gjerman dhe austriak qe tregojn per civilizim te lashte te kombit shqiptar kur Anglia ishte e gjitha nje ishull me fshatra. Gjermanet dhe Austriaket genjejn.

  • Kaci: 24/09/2021 20:24

    Ua paska prishur skenarin Berisha. Tani ia hoqi fishen Rames kjo, dhe po ja ve per karikim Bashes, se ka shku ne 1%. Hajde skandal hajde. Kercenon tjetra me shfarosje. Une Salin kisha me qef ta shifja te varur te ura shkozetit. Por sot mu ka bind qe, akoma jo. Te shporre Bashen dhe tua dhjese kete eksperimentin alla diversance ketyre te vashingtonit. Dhe pastaj te bare veten, mire do qe.

    Përgjigju
    • Llazi: 25/09/2021 03:01

      I ke rënë pikës.

  • Tirana: 24/09/2021 19:56

    Kjo eshte nje tutore

    Përgjigju
  • Ilir: 24/09/2021 19:44

    Nxirjani dosjet Saliut dhe mbylleni kete muhabet sepse shume gjate po merreni.

    Përgjigju
  • Londra: 24/09/2021 19:19

    Bravo Mandi ne kemi 30 vjet qe bertasim neper mitingje e duam Shqiperine si gjithe Europa jo Amerika e larget po kesaj i thone kur nuk ke zot shpie dhe vjen nje Ambasodore dhe fut hundet ne politiken Shqiptare se ne shtetet tjera nuk ua var kush Edhe Talebanet nuk u paktuan me ta

    Përgjigju
  • Katraura: 24/09/2021 19:12

    Kjo Koreanja ben mire te rrije ne ambasade dhe te ndjeke punen e saj si perfaqesuese e SHBA dhe jo si Zoja e shtepise tone por ne kaq kemi force politike dhe politika e SHBA te jete e drejte jo me kush fiton (zgjedhjet) dhe ce rendesi jane te drejta apo te vjedhura me Sorosin ne krye

    Përgjigju
  • Janullatosi me mask shqiptare: 24/09/2021 18:42

    Shqiperia nuk behet. E them kete me shume dhimbje sepse e dua shume Alvanine. Oh sa me dhemb zemra per kete vend mua... vetem shqipfolesit me origjine nga Dropulli dhe nga Himara me kuptojn se sa e dua kete vend (hahahahaha). Po shkruaj me lote ne sy: Shqiperia nuk behet. C'pune kane SHBA-te dhe Gjermania qe ndihmojn me reformen ne drejtesi dhe qe shpallin non-grata individ te rendesishem qe jane kunder reformes (sic jane Llalla dhe Berisha)? PSE E NDIHMOJN ATA NJE VEND ALEAT?! Nje vend apo nje individ nuk ndihmohet kuuuurre pa arsye shfrytezimi! Miresia nuk ekziston dhe nuk ka ekzistuar kurre... Marrim si shembull te shkuaren. Kur SHBA-te dolen politikisht kunder superfuqive europiane qe donin ta copetonin teresisht Shqiperine ne 1919, nuk e bene sepse u vinte keq per kombim shqiptar (rrace e poshter kombi shqipar - mos harroni!) por sepse kishin motive grabitqare!!!! Gjyshi i shokut tim eshte deshmitar i pazarit qe beri qeveria shqiptare me qeverine e SHBA-ve ne 1919. Ne shkembim te vendimit politik per mos-shperberjen e Shqiperise, qeveria e SHBA-ve u shperblye me 3 shporta me fiq! Gyshi i shokut tim punonte ne posten qendrore ne Tirane atehere dhe ai e pa me syte e tij qe qeveria shqiptare nisi tre shporta me fiq per ne Uashington, bashke me nje leter qe shkruante se fiqt ishin pagesa e kerkuar per mos-coptimin e Shqiperise. Por nje tjeter mik qe punonte ne posten e Uashingtonit na njoftoi se SHBA-te u merziten kur pane se fiqte ishin kalbur rruges... Ata e mbajten shenim kete episod dhe ceshtja u rishqyrtua perseri vitet e fundit. Palet rane dakort se SHBA-te do e ndihmojn Shqiperine ne cdo menyre te mundshme per te reformuar sistemin e drejtesise, dhe ne shkembim Shqiperia do u dergoj 3 shportat qe ende konsiderohen borxh i papaguar dhe 3 shporta te tjera per ndihmen me reformen! SHBA-te nuk te ndihmojn kote... SHBA-te jane hajduta fiqsh! AH MOJ E MJERA SHQIPERI QE T'I VJEDH FIQT AMERIKA... S'BEHET KY VEND!

    Përgjigju
  • Beni: 24/09/2021 17:18

    Eh moj Shqipni e mjera ti per sa vite nuk ke zot shpie dhe vijne disa (ambasdore) dhe na tregojne kete votojme dhe na drejtojne gje qe nuk ndodhe askund

    Përgjigju
  • Mandi: 24/09/2021 17:15

    Ore akoma spo e kuptoj çpune ka ambasadorja e SHBA qe te hyje ne punet e nji partie te nji shteti tjeter??!! Ktu kemi plot ambasada te shteteve europiane, por vetem SHBA fusin hundet. Zonja ambasadore ne aspirojme te hyjme ne BE jo ne Amerike, kshtuqe boll me me futjen e hundeve ne politiken e nji shteti tjeter

    Përgjigju
    • skelari: 24/09/2021 19:51

      Mando, ndjesia jote eshte e kuptueshme, se cdo shqiptar i civilizuar nuk ndihet mire nga ky fenomen, por duhet ta pranojme qe jemi nje popull qe ne mase te madhe jemi mjaft te prapambetur nga ana e ndergjegjes qytetare dhe forces ekonomike dhe shoqerore. Dyshoj se pa nderhyrjen (e patakt) te SHBA dhe EU ne as per tre breza nuk do ndikonim dot ne kontrollin apo ndershkimin e gangsterave me pushtet. Ky eshte nje hall qe e kane pergjithesisht vendet e lindjes, ku ata qe arriten e kapen majat e politikes nuk po i nget me njeri, do mbreterojne - shembuj ke plot, qe nga Hungaria e gjithe ballkani. Ne vende te vogla si Kroacia, ne, Maqedonia etj ndikimi i perendimit ka artitur te pengoje ngurtesimin e auutokracise, gje qe me Rusine nuk e bejne dot, prej fuqise se kesaj te fundit. Nuk besoj se Rusia eshte shembulli i sovranitetit qe do na pelqente... Shkurt- e keqe e domosdoshme kjo nderhyrje e protektoreve tane

  • Luli: 24/09/2021 16:23

    Sa bukur qe erdhi Kimi eeee tani do fitojme leshte

    Përgjigju
  • London: 24/09/2021 16:22

    Thanks next election all of us will be voting for Kim because we don’t have opposition

    Përgjigju
  • F-35: 24/09/2021 15:40

    Perfundimisht SHBA e ka vendosur. Po a durohet neper kembe Basha edhe 30 vjet! Nuk ka rendesi ne opozite apo pushtet, eshte njelloje i gerditshem! Ironike, gjithmone ngelem duke zgjedhur te keqen me te vogel!

    Përgjigju
  • f.fermanis: 24/09/2021 15:11

    sales i hani ate qe nuk thuhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?