Politikë

PD-PS sinjale pozitive për uljen në tryezë për Reformën Territoriale? Yuri Kim ‘aprovon’ mbështetjen e saj: Ka punë për të bërë

24 Shtator 2021, 17:50| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 19:36

  • Share

Ambasadorja e SHBA në Tiranë ka shprehur mbështetur e saj për një prej shtyllave të aksonit të PD në legjislaturën e re parlamentare. Pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, Kim deklaroi se PD e presin shumë sfida përpara mes të cilave është edhe reforma territoriale. Kim tha se ka shumë punë për t'u bërë në vijim. 

“Pozita jonë për sa i përket pavarësisë dhe demokracisë nuk ka për të ndryshuar. Ka veprime që duhet ndërmarrë për tu siguruar që të kemi zgjedhjet më të mira të ardhshme dhe ka mangësi të identifikuara në reformën zgjedhore, ka punë për të bërë për reformën territoriale dhe korrupsionin dhe kjo ka nevojë që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë para. Por nuk mund të bëhet para nëse njëra këmbë ka mbetur e bllokuara në të shkuarën”, tha Kim.

PS ndonëse nuk ka dhënë një përgjigje të prerë, nuk e ka mbyllur derën për t'u ulur në tryezë bashkë me PD, për të diskutuar lidhur me reformën territoriale.


Lajmi kryesor:

Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës, i jep mbështetjen e plotë në ‘betejën’ me Berishën! E prerë me kritikët e SHBA në Tiranë: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?