Në paradën ushtarake të Kinës u panë shumë armë te reja, përfshirë DF-5C, DF-26D dhe DF-61 – një raketë ndërkontinentale me karburant të ngurtë (lendë djegëse) dhe shtesa më e re në arsenalin bërthamor të Pekinit.
Pamë gjithashtu disa koka të reja hipersonike. Ka një arsye kryesore për këtë, thonë analistët ushtarakë.
Kina është përqendruar në zhvillimin e raketave dhe forcave raketore, pasi i konsideron ato një pjesë thelbësore të strategjisë së saj të frikësimit dhe si kundërpeshë ndaj epërsisë detare të SHBA-ve, vëren Alexander Neill, studiues i asociuar në Pacific Forum.
Marina e SHBA-ve është e pakrahasueshme në botë, me flotën më të madhe të aeroplanmbajtëseve dhe grupeve të saj goditëse, ndërkohë që Kina mbetet shumë prapa.
Por tashmë në komunitetin perëndimor të mbrojtjes ka një debat mbi rëndësinë dhe cenueshmërinë e këtyre grupeve goditëse, pasi praktikisht ato janë “shënjestra të lëvizshme” për çdo sulm me raketa, thekson Neill.
Lajmi kryesor:
Kina prezanton armë të reja në paradën ushtarake, Xi mirëpret Putinin dhe Kim: Nuk frikësohemi nga asnjë! Trump: Po komplotoni kundër SHBA (VIDEO)
K.M/ReportTv.al