Bota

Kina prezanton armë të reja në paradën ushtarake, Xi mirëpret Putinin dhe Kim: Nuk frikësohemi nga asnjë! Trump: Po komplotoni kundër SHBA (VIDEO)

3 Shtator, 07:22| Përditesimi: 3 Shtator, 20:45

  • Share

Presidenti kinez, Xi Jinping paralajmëroi se bota po përballet me një zgjedhje midis paqes dhe luftës, ndërsa mbajti paradën ushtarake më të madhe të Kinës, i shoqëruar nga Vladimir Putin dhe Kim Jong-un, duke përmbyllur shfaqje një javore diplomatike, e parë si mesazh ndaj Perëndimit.

Putin dhe Kim ishin mes dhjetëra udhëheqësve botërorë që morën pjesë në paradë, e organizuar për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, të cilën Kina e quan Lufta e Agresionit Japonez. Pasi u pritën nga Xi Jinping, të tre shkëmbyen një bisedë të shkurtër ndërsa iu afruan vendit të ceremonisë, duke ecur në tapetin e kuq dhe duke u drejtuar drejt portës së Qytetit të Ndaluar. 

“Sot, njerëzimi përballet me zgjedhjen midis paqes ose luftës, dialogut ose përballjes, fitores për të dyja palët ose shumës zero”, tha Xi para një turme prej më shumë se 50,000 spektatorësh në Sheshin Tiananmen.

Ai tha se Kina nuk "frikësohet nga asnjë ngacmues", një referencë ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj.  Presidenti i SHBA, Donald Trump reagoi duke thënë se po komplotojnë kundër SHBA. 

"Pyetja e madhe është nëse Presidenti Kinez Xi do ta përmendë apo jo mbështetjen dhe 'gjakderdhjen' e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kinës për të ndihmuar në sigurimin e LIRISË së saj nga një pushtues i huaj armiqësor. Shumë amerikanë kanë vdekur në ndjekjen e Fitores dhe Lavdisë nga Kina. Shpresoj që ata të nderohen dhe të kujtohen me të drejtë për guximin dhe sakrificën e tyre! Presidenti Xi dhe populli i mrekullueshëm kinez urojnë një ditë të madhe dhe të qëndrueshme festimi. Përshëndetje të përzemërta për Vladimir Putin dhe Kim Jong-un ndërsa komplotoni kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.", shkroi Trump. 

Gjatë paradës, u gjithashtu edhe një gamë pajisjesh ushtarake, duke përfshirë një raketë të re balistike ndërkontinentale bërthamore, DF-61, për të cilën Kina thotë se mund të transportojë koka bërthamore në objektiva të largëta, një raketë të re për transportimin e armëve hipersonike, një armë të re lazeri dhe dronë 'qen robotikë'. Ceremonia përfundoi me një shtrëngim duarsh midis Xi dhe Putin. 

 

Ora 20:38
Parada ushtarake/ Nga dronët e pajisur me AI te raketat bërthamore, cilat janë armët që prezantoi sot Kina

1756924984_AAA.JPG

Parada ushtarake e sotme në Pekin nuk ishte thjesht një demonstrim force, por sipas analistëve, një fushatë gjigante marketingu për shitjen e armëve kineze ndaj blerësve të mundshëm.

Disa nga pajisjet që u ekspozuan janë dronë gjigantë nënujore, mjetet nënujore pa ekuipazh AJX002 me përmasa të mëdha, që ngjajnë me nëndetëse dhe mund të operojnë deri në 20 metra thellësi.

Dronë të pajisur me inteligjencë artificiale: Kina prezantoi gjithashtu dronë sulmues të fshehtë (stealth) të pajisur me AI, të aftë të fluturojnë krah për krah me avionë luftarakë me pilot.

Raketat Dongfeng-5: Raketa ndërkontinentale strategjike bërthamore, të dizajnuara për t’u lëshuar nga fushat e silove në veri të Kinës, të cilat mund të përdoren për të goditur territorin e Shteteve të Bashkuara.

Ujqër robotikë: Një njësi robotësh me katër këmbë, të aftë për zbulim në vijën e frontit, për transport furnizimesh dhe madje edhe për të kryer sulme precize ndaj objektivave, sipas mediave shtetërore kineze.

Armë me lazer: Arma me lazer LY-1, e montuar mbi një kamion të blinduar HZ-155 me tetë rrota. Sipas analistit të mbrojtjes nga “Pacific Forum”, Alexander Neill, ajo mund të çaktivizojë ose djegë elektronikën e objektivave.

Ora 09:15
Kim Jong Un: Mbështetja për Rusinë është një detyrë vëllazërore

1756883794_082909770c12ac9c2dba346db9f2c4be8b19b63f1.webp

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

Në fillim të takimit dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, deklaroi se ofrimi i ndihmës Moskës për të ndaluar sulmin ukrainas në rajonin kufitar rus të Kursk është një “detyrë vëllazërore” e Koresë së Veriut. Ai shtoi: “Korea e Veriut ka detyrën të ndihmojë Rusinë, do të bëjmë gjithçka që është e mundur.”

Kim falënderoi Putinin për fjalët e larta për ushtarët verikoreanë që luftojnë kundër Ukrainës dhe theksoi se, nëse Pyongyangu ka mundësinë të ndihmojë Rusinë, ai do ta bëjë.

“Çdo gjë që mund të bëj për ju dhe për popullin rus, çdo gjë që mund të bëhet ende, do ta shoh si një detyrë vëllazërore, një obligim që patjetër duhet ta marrim mbi vete, dhe do të jem gati të bëj gjithçka që është e mundur për t’ju ndihmuar,” tha Kim.

Ora 08:54
VIDEOLAJM/ Kina tregon 'muskujt' me ushtri, tanke dhe armë hapësinore! Momentet kyçe nga parada ushtarake

 

Presidenti kinez, Xi Jinping shfaqi fuqinë ushtarake të Kinës dhe zbuloi armë të reja gjatë një parade në Pekin, duke shënuar 80 vjet nga dorëzimi i Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Në ngjarje morën pjesë liderët botërorë, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Ora 07:52
Kina përqendrohet te shtimi i raketave për të kundërshtuar epërsinë detare të SHBA-ve

1756879212_d787c42b3d9a4e69b50237f78d581272.png.webp

Në paradën ushtarake të Kinës u panë shumë armë te reja, përfshirë DF-5C, DF-26D dhe DF-61 – një raketë ndërkontinentale me karburant të ngurtë (lendë djegëse) dhe shtesa më e re në arsenalin bërthamor të Pekinit.

Pamë gjithashtu disa koka të reja hipersonike. Ka një arsye kryesore për këtë, thonë analistët ushtarakë.

Kina është përqendruar në zhvillimin e raketave dhe forcave raketore, pasi i konsideron ato një pjesë thelbësore të strategjisë së saj të frikësimit dhe si kundërpeshë ndaj epërsisë detare të SHBA-ve, vëren Alexander Neill, studiues i asociuar në Pacific Forum.

Marina e SHBA-ve është e pakrahasueshme në botë, me flotën më të madhe të aeroplanmbajtëseve dhe grupeve të saj goditëse, ndërkohë që Kina mbetet shumë prapa.

Por tashmë në komunitetin perëndimor të mbrojtjes ka një debat mbi rëndësinë dhe cenueshmërinë e këtyre grupeve goditëse, pasi praktikisht ato janë “shënjestra të lëvizshme” për çdo sulm me raketa, thekson Neill.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 03/09/2025 10:24

    Pirdh, pirdh se lirohesh o Donald Trump. Ti mendon qe diplomacia dhe politika behet si biznesi, por gabohesh. E ke dhe te faktuar tani me takimin qe bere ne Alaska me Putinin dhe tani edhe me samitin qe u mblodhen ne Kine shtetet jo pak te fuqishme dhe qe duan te jene pikerisht Rusia dhe Kina qe duan ta drejtojne boten ne vitet e ardhshme. E gjitha kjo fale reagimeve te tua qe mendon qe i frikson me tarifa (qe as nuk i zbaton dot), dhe per me teper ne levizjet e tua konkrete duke i lene te kuptoje Putini qe ai mund te vazhdoje i qete luften ne Ukraine. Keshtu ai beri Rusine te madhe dhe ti Ameriken te vogel. Ti qe i kujton me te drejte Kines gjakun e amerikaneve qe kontribuan per ta cliruar Kinen, ashtu duhet te mendosh edhe per Francen per shembull qe i del kunder. Franca ishte ajo qe i dha pavaresine SHBA-ve. Dhe si simbolike ju dhuroi statujen e lirise. Por ti e ke kujtesen vetem per biznesin tend. Prandaj bej bashke SHBA dhe Europen, sepse vetem keshtu do vazhdoni te udhehiqni boten. Keshtu si ke bere deri tani, pergatitu tu bindesh ligjit te Kine dhe Rusise shume shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha vijon të sulmojë drejtësinë, KLGJ nuk reagon: A ka dy standarde?