Një mjek 28 vjeçar, i mbingarkuar nga puna me pacientët e infektuar me virusin e Wuhan, ka vdekur nga një atak në zemër pasi kishte punuar dhjetë ditë rresht pa pushim duke luftuar me virusin vrasës
Song Yingjie shërbente në një nga spitalet e Hunan dhe prej dhjetë ditësh kishte punuar papushim. Ai u gjet i vdekur nga kolegët e tij në konviktin ku jetonte.
Sipas mjekëve të spitalin ai e niste punën në orën 16:00 pasdite dhe e përfundonte diku nga ora 12:00 e ditës tjetër.
Sipas mediave lokale ai ka humbur jetën nga një atak në zemër prej punës rraskapitëse, plot stres dhe me orare të stërzgjatura.
Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.
70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.
Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.
Lajmi kryesor: