Kinë, vdes mjeku 'Kasandër' që ngriti alarmin për koronavirusin

6 Shkurt 2020, 17:36| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 17:38

  • Share

Sipas ANSA, mjeku kinez Li Wenliang, i cili ishte i pari që ngriti alarmin për përhapjen e koronavirusit, vdiq sot pasi edhe ishte infektuar me virusin vrastar dhe po kurohej në spital.

Më 30 dhjetor, Li Wenliang ngriti alarmin i pari për koronavirusin e Wuhan.

Pasi kishin postuar mesazhet e tyre të alarmit, Li dhe shtatë kolegët e tij u thirrën nga policia lokale për të "pirë çaj" dhe u qortuan ashpër për "mashtrimet" që po përhapnin në lidhje me virusin.

Një muaj më vonë, autoritetet e Wuhan pranuan se informacioni i shpërndarë mbi epideminë nuk ishte mashtrim dhe Gjykata Supreme zyrtarisht shpalli të pafajshëm Li dhe kolegët e tij.

Okulisti Li jo vetëm u rehabilitua, por diçka më shumë. Në sytë e shumë qytetarëve kinezë, të cilët po shfaqen këto ditë të zemëruar me qeverinë qëndrore, ai u bë një lloj heroi tragjik.

Nëse koronavirusi i ri kinez nuk u shndërrua në një pandemi, ne i detyrohemi edhe Li Wenliang.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi, në 24 orët e fundit 70 viktima, 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?