Kisha e Vlorës

Sociale

Kisha e Vlorës reagon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, Dom Enzo: Ishte i lidhur shpirtërisht me të gjithë

21 Prill, 13:58| Përditesimi: 21 Prill, 14:01

  • Share

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut është një humbje e madhe për Kishën Katolike, por edhe për mbarë njerëzimin. Dom Enzo misionar ka theksuar njëkohësisht se Papa Françesku ishte një person i lidhur shpirtërisht me të gjithë, ndaj edhe ndarja e tij nga jeta është padyshim një humbje për të gjithë.

Dom Enzo është një nga personat që ka pasur fatin të takojë Papën, një nga momentet që, sipas tij, mbetet e gjallë në kujtesë. Ai konfirmon gjithashtu se në vijim do të mbahen lutje dhe mesha për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Papa u nda nga jeta këtë të hënë, një moment i vështirë për Kishën Katolike, por edhe një humbje për mbarë njerëzimin.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?