Kronikë

'Kisha me ja futë një plumb në kokë', Operacioni 'Ura', detaje nga komunikimi në SkyECC mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt

24 Maj, 07:54| Përditesimi: 24 Maj, 12:10

  • Share

1748066115_aaa.JPG

Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit “Ura” në Shqipëri dhe Itali.

Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet midis Orges Mollës dhe Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori.

Më poshtë përgjimet e transkpriptuara

Orges Molla: Me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….

Emri Hysenaj: Buk… Bashk….

Orges Molla: Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….

Emri Hysenaj: Dhe nuk….

Orges Molla: sa kemi qe njifemi ne….e du….

Emri Hysenaj: Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….

Orges Molla: o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….

Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori:

Orges Molla: shokona gazi me… a ka gazi…

Emri Hysenaj: U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit.

Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter”.

Në datën 23.12.2020 në orën 07:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe shkëmbëjnë foto të parave që do ti dërgojë :

IMG-1610655415512 … Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….

IMG-1610656618692 ….. vijon biseda në datë 14.01.2021 ora 19:08 — Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….

(Bari), e transportuar nëpërmjet kamionçinës Nissan Cabstar me targë CS520NH.

Dorëzimi është bërë në rrugën Giovanni Falcone n.60 në Noicattaro (Bari) një personi të paidentifikuar i cili i ka dhënë shtetasit Agron Ganaj shumën prej 76.000 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë euro) për lëndën narkotike. (Episodi i datës 07 shtator 2020).

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë, janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.2. SEKUESTRIMI I 400 KG LËNDË NARKOTIKE TË LLOJIT “HASHASH”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e mbi 400 kg lëndë narkotike të llojit “hashash” të fshehur mes hudhrave e qepëve spanjolle dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, në Noicattaro (BA).

Vlera e lëndës së sekuestruar shkon në një shumë shumë të lartë në një vlerë prej një milion eurosh, e cila u dërgua në një lokal në periferi të qytetit shqiptar Flamur Gjin dhe Nuel Gjinaj. Droga ishte ruajtur nga njësitë hetuese të policisë në një magazinë frigoriferike në Noicattaro, në mes të një ngarkese me etiketë në gjuhën spanjolle, mes thesëve me qepë.

Në kontrollin inspektues të kryer më datë 20.11.2020, u sekuestruan gjithsej 399 pako hashash të konfeksionuara me presim industrial, sipas policisë pjesët e ndara të peshës me hashash të ngjashme me të cilat janë mbushur në vendet e fshehjes dhe rezultati i lëndës ka qenë i njëjtë.

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, në lidhje me këtë episod shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.3. SEKUESTRIMI I 275 KG LËNDË NARKOTIKE, (160 KG TË LLOJIT “HASHASH” DHE 115 KG TË LLOJIT “MARIJUANË”).

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e 275 kg droge nga policia italiane në datën 04.12.2020, ku janë arrestuar tre shtetas me origjinë shqiptare. Lënda narkotike është kapur në Rimini, ku 160 kg ishin hashash dhe 115 kg marijuanë. Shtetasit shqiptarë janë kapur në momentet që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur pas paletave të detergjentëve, brenda një kamioni. Mbi paket e marijuanës është gjetur i stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizitimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 36 viti 2019 ka dërguar një kërkesë për ndihmë juridike nr.L597 prot., datë 13.12.2024 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Republikës së Italisë.

Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.4313/2 Prot. datë 24.12.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Republikës së Italisë.


Lajmi kryesor:

DOSJA/ ‘Na u kapën dhe ato 932 bukë...!’ Biseda mes Mollës e Elezit, 1 ton kokainë nga Kili u kap më 2020 në Itali! Zbuloi grupin e ‘Visit të Pojës’


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?