Pamje nga sekuestrimet gjatë operacionit 'Ura' dhe rrugët e trafikut

Kronikë

DOSJA/ ‘Na u kapën dhe ato 932 bukë...!’ Biseda mes Mollës e Elezit, 1 ton kokainë nga Kili u kap më 2020 në Itali! Zbuloi grupin e ‘Visit të Pojës’

23 Maj, 21:43| Përditesimi: 24 Maj, 08:02

  • Share

Dosja voluminoze e operacionit ‘Ura’ është finalizuar nga Antimafia në Itali dhe SPAK-u në Shqipëri fal ndihmës së madhe që u ka dhënë dekriptimi i të gjitha bisedave, fotove, filmimeve apo mesazheve të ndryshme të koduara në platformën e SKY ECC.

Këto prova janë ballafaquar me dëshmitë e tre të penduarve, mes tyre edhe Nuredin Dumanit në Shqipëri dhe më pas janë gjetur dëshmi dhe detaje të tjera plotësuese.

Ky zbërthim ka çuar deri tani në goditjen e një prej organizatave më të mëdha kriminale shqiptare dhe dy italiane, me 52 fletë-arresti në total, nga të cilat shumica janë për shqiptarë dhe të ekzekutuara.

Një prej episodeve në dosje është edhe trafiku i një ngarkesë të madhe me anije tregtare nga Kili në Amerikën Latinë me destinacion portin e ‘Goia Tauro’ në Kalabri të Italisë më 5 nëntor 2020. Bëhet fjalë për një ngarkesë 932 kilogram kokainë në konteiner me midhje, që është identifikuar nga SPAK, si një ngarkesë që i përkiste klanit të Elvis Doçit alias “Visit të Pojës” në Durrës apo i njohur ndryshe si “grupi i Troplinëve”.

Sasia ishte e cilësisë së lartë dhe mund të ndahej deri në 4 herë, me një fitim total që shkonte deri në 200 mln euro në treg pakice. E ndarë në 800 ‘tulla’ dhe e futur në 37 thasë, ajo u sekuestrua nga zyrtarët e Agjensisë Doganore të “Gioia Tauro”, së bashku me ushtarët e komandës Provinciale të “Reggio Calabria” dhe Drejtorinë Antimafia të Qarkut.

Në atë kohë porositësit, pritësit dhe pronarët e vërtetë të ngarkesës nuk njiheshin dhe ngjarja ishte pa autorë. Por zbërthimi së fundmi i SKY ECC nga SPAK-u ka nxjerrë në pah grupin e ‘Visit të Pojës’.

Në 2024 oficerët e BKH-së, përmes leximit të bisedave në aplikacionin “Sky”, kanë mësuar rreth përmbajtjes së tyre, ku flitej për kapjen e një sasie të madhe droge në nëntor 2020. SPAK kërkoi më tej nga Italia po vitin e kaluar, materialet e dosjes për ngarkesën me rreth një ton kokainë.

Personi që komunikon në “Sky” për sasinë 932 kg drogë është pikërisht Orgest Molla, i arrestuar dhe që u la në arrest me burg ditën e sotme nga GJKKO, i cili dyshohet se vepron nën urdhrat e ‘grupit të Troplinëve’.

Sipas zbulimit në SKY, Molla flet me Sueld Elezin dhe madje i dërgon edhe një foto në “Sky”, ku një media e vendit fqinj raportonte lajmin e kapjes së ngarkesës në port.

Biseda e tyre ka qenë e koduar, por jo e vështirë për t’u kuptuar dhe zbërthyer nga hetuesit. Flitet për kapjen e ngarkesës që i drejtohen me “bukë” dhe për një sasi tjetër prej 3 kg, pasi Molla bënte ndërmjetësin dhe Elezi njihej si financues apo porositës. Kjo bisedë rezulton se është bërë gati 10 ditë pas operacionit të kapjes së rreth 1 tonë kokainë.

Këto biseda kanë ngritur dyshime të forta se “grupi i Troplinëve” është organizatori i trafikut të ngarkesës nga Kili. Sipas SPAK, Molla është lidhje direkte e “Visit të Pojës”, njëkohësisht nip i Troplinëve, teksa një tjetër figurë e rëndësishme drejtuese është edhe Adi Çoba.

Biseda mes Orgest Mollës dhe Sueld Elezit në SKY ECC:

Orgest Molla: Prandaj na duhen lekët shpejt vëlla...a kupton...?!

Sueld Elezi: Vlla, a do zbresësh prapë, për këtë italjonin tim...?

Orgest Molla: Hahhaa, pos a ju duhen? T’ju a ruaj...se ka shumë kërkesa dhe nuk kemi shumë mall. Se na u kapën dhe ato 932 bukë, a e pe o vëlla..?!

Sueld Elezi: Do të sjell 3 bukë?

Orgest Molla: Vëlla ehee..., për atë thu ti, po ato i ke ti, t’i kam ndarë veç...por thashë se do prapë.

Sueld Elezi: Ok...vëlla.

Orgest Molla: Sa doni t’ju ruaj shoku...?

Pjesë nga dosja 'Ura', biseda Elezi-Molla për kapjen e 932 kg kokainë në Itali

Ora 07:54
'Kisha me ja futë një plumb në kokë', Operacioni 'Ura', detaje nga komunikimi në SkyECC mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt

1748066115_aaa.JPG

Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike pas zhvillimit të operacionit “Ura” në Shqipëri dhe Itali.

Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet midis Orges Mollës dhe Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori.

Më poshtë përgjimet e transkpriptuara

Me llafin… H1IQJ2 ——-me the që do i marrë borxh me shqipt të martën maksimumi ja mbyllim te gjitha…. un me ty sa kam një njefim njefet si motra qe kemi j jet bashkë…. ku kal flejt dhe ku kal hongër kal barku kal ardh ke bari….

LBG3TC — Buk… Bashk….

H1IQJ2 — Dhe nuk…. ka kal hongër buk dhe kal flejt un kur kam ardh ne bari….

LBG3TC — Dhe nuk….

H1IQJ2 — sa kemi qe njifemi ne….e du….

LBG3TC — Me ofendime…. Ke un ke Kent… Nejt…. Se ti nuk….

H1IQJ2 — o erme sa kemi qe njifemi dhe mos gaboj kemi dimu e 8 vjet…. apo me shum….i sekont se te shkruj un….

Në datën 19.12.2020 në orën 11:14 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe përmendën emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë që frekuentonin Gravina-n dhe që ishin të përfshirë në këtë rrjet trafiku të llojit kokainë si dhe shtetasit shqiptarë që kanë emër të bashkëpunëtorëve të tjerë siç është Gëzim Thartori:

H1IQJ2 — shokona gazi me… a ka gazi…

LBG3TC — U t’shashe gjo, thashë sa të foli me Gëzim ai më tha qe telefonii i Gëzimit më çante dhe Damin për atë Daminin ishim tu fol dje, ai e thirri nga telefoni i Gëzimit.

Si të dha me Gëzimin ti, po mos qe nga telefoni i Gëzimit kishte mujt me thirr se po kisha me ja fusë një plumb në kokë. I thashë atij Daminat i kishte ne Gravina ke ai lokali i vjeter” … H1IQJ2 — po mora me t’njejtin kamion kam bo 3.500 thashë un me 1 dit…. kto ma muabetet….

Në datën 23.12.2020 në orën 07:27 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC LBG3TC, i identifikuar si Emri Hysenaj, në lidhje me lekët që shtetasi Emri Hysenaj i detyrohet për trafikun e lëndës narkotike si dhe shkëmbëjnë foto të parave që do ti dërgojë :

IMG-1610655415512 … Deri tani isha tek porti nuk gjeta njeri te besum kam pas ndërrmen te vi te ti sot vet Po nuk i mbolla ditlughe kujtova se do i merrja te gjinha sot ca te mare edhe nesër do te dergoj ose do nisim vet Po ti i mbllo te gjitha leket….

IMG-1610656618692 ….. vijon biseda në datë 14.01.2021 ora 19:08 — Se 7 buke te kuece kam hum po mi japin nga pesqind euro po i nxer se i kapon gocat qe i kam dhe thash po ky nuk eshte problemi jot ti do marish leket e tuja…. Po do vi vet se s’ben….

(Bari), e transportuar nëpërmjet kamionçinës Nissan Cabstar me targë CS520NH.

Dorëzimi është bërë në rrugën Giovanni Falcone n.60 në Noicattaro (Bari) një personi të paidentifikuar i cili i ka dhënë shtetasit Agron Ganaj shumën prej 76.000 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë euro) për lëndën narkotike. (Episodi i datës 07 shtator 2020).

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë, janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.2. SEKUESTRIMI I 400 KG LËNDË NARKOTIKE TË LLOJIT “HASHASH”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e mbi 400 kg lëndë narkotike të llojit “hashash” të fshehur mes hudhrave e qepëve spanjolle dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, në Noicattaro (BA).

Vlera e lëndës së sekuestruar shkon në një shumë shumë të lartë në një vlerë prej një milion eurosh, e cila u dërgua në një lokal në periferi të qytetit shqiptar Flamur Gjin dhe Nuel Gjinaj. Droga ishte ruajtur nga njësitë hetuese të policisë në një magazinë frigoriferike në Noicattaro, në mes të një ngarkese me etiketë në gjuhën spanjolle, mes thesëve me qepë.

Në kontrollin inspektues të kryer më datë 20.11.2020, u sekuestruan gjithsej 399 pako hashash të konfeksionuara me presim industrial, sipas policisë pjesët e ndara të peshës me hashash të ngjashme me të cilat janë mbushur në vendet e fshehjes dhe rezultati i lëndës ka qenë i njëjtë.

Sipas rakordimeve të kryera midis Skuadrës së Përbashkët Hetimore është dakortësuar se në lidhje me këtë episod, në lidhje me këtë episod shtetasi Eklil Nderjaku së bashku me shtetasi të tjerë të përfshirë janë akuzuar nga Autoritetet e Drejtësisë Italiane dhe konkretisht janë kërkuar caktim masash sigurimi nga Prokuroria e Barit, Itali po në kuadër të kësaj Skuadre të Përbashkët Hetimore.

II.3. SEKUESTRIMI I 275 KG LËNDË NARKOTIKE, (160 KG TË LLOJIT “HASHASH” DHE 115 KG TË LLOJIT “MARIJUANË”).

Byroja Kombëtare e Hetimit ka administruar informacion për sekuestrimin e 275 kg droge nga policia italiane në datën 04.12.2020, ku janë arrestuar tre shtetas me origjinë shqiptare. Lënda narkotike është kapur në Rimini, ku 160 kg ishin hashash dhe 115 kg marijuanë. Shtetasit shqiptarë janë kapur në momentet që po bënin shkëmbimin e lëndës narkotike, të cilën e kishin fshehur pas paletave të detergjentëve, brenda një kamioni. Mbi paket e marijuanës është gjetur i stampuar imazhi i Gokut, personazhi vizitimor i Dragon Ball. Dyshohet se kjo është një metodë e përdorur për të dhënë informacion të koduar në lidhje me marrësit e dërgesës së drogës.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr. 36 viti 2019 ka dërguar një kërkesë për ndihmë juridike nr.L597 prot., datë 13.12.2024 drejtuar Autoriteteve Gjyqësore të Republikës së Italisë.

Ministria e Drejtësisë me shkresë Nr.4313/2 Prot. datë 24.12.2024 ka përcjellë kërkesën për ndihmë juridike Autoriteteve Gjyqësore Republikës së Italisë.

Ora 07:47
'Do shoferi 500 euro në javë, me 38.5 të funit, s'ka pazar tjetër', zbardhen bisedat në Sky ECC mes Orges Mollës dhe Sueld Elezit, si lëvizeshin ngarkesat me kokainë

1748066248_aa.JPG

Në dosjen e SPAK janë zbardhur përgjimet mes Orges Mollës dhe Suel Elezit, të cilët komunikojnë lidhur me një sasi lënde narkotike rreth 2 kg kokainë. Sipas dosjes hetimore, ata e kishin nisur për t’ua çuar drogën  ‘klientëve’, por mjeti me të cilin po transportohej u kap nga policia italiane.

Gjithashtu në këtë pjesë të dosjes, bëhet fjalë për sekuestrimin e 2 kg të llojit kokainë, ndërsa në bisedat në Sky Ecc, Molla dhe Elezi shprehen të shqetësuar teksa nuk po komunikojnë dot me shoferin.

Në datën 25.10.2020 nga ora 10:51 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, organizimin e trafikimit të lëndës narkotike prej rreth 2 (dy) kilogram të dyshuar të llojit kokainë si dhe shkëmbejnë fotografi të kësaj lënde:

Sueld Elezi: Vlla jam tu me ker shokun qe erdhi snjoni me kesh pke bardh jam knu hajd mer lekt thot vet dhe me co ne pas…Esh shoku bledi policoro…Se e pa…Esh shoku bledi policoro…Se e pa mej men una…Po tkom qi e njifka dhe ky shoku…Then. Dhe inthas ku tkam pa…Filloj mu hofu pasaj…

Orges Molla: Kush ai…

Sueld Elezi: Ta cova…Esht e mir thot vlla…

Me tha coje me treqind e nente ta sjell ty te paço…E kam lali te thash…

Sueld Elezi: Esh shum dhet sa thot jon bo me mase do shoferi 500 euro do ne jav….

Orges Molla: shif…

Sueld Elezi: Po pra kesh…

Orges Molla: me 38.5…ne funit…ta mori te shpia jote…ska pazar tjeter…ngji ti e lme ne llag tim…

Sueld Elezi: Ok…

Vijon biseda në datë 25.10.2020 në orën 11:12 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me adresën ku do dorëzohet lënda narkotike dhe që shtetasi Sueld Elezi do e presë atë:

Sueld Elezi: Ne gravina villa e bjen dit obi derken un atje do jem u tam tu e prir…After altamura…5km larg altamura…

Orges Molla: ei sekont…sa eshte ke villa…Leket…

Sueld Elezi: 2….

Orges Molla: mi nis me foto….

Sueld Elezi: Jan lekt thot villa sdo boj lojna dhe un vet i thash cent dhe sote e bojmi thot nas doni….Mer nga 2-3 ne jav lek ndor…Ka dy dit qe. Iye ktu…Une tja iki men ke tie un…Per te byqe ai thot….Jan lekt gati sot….Po nuk qe e mir shko puna mrapsh leket jan gati sot….

Orges Molla: mos boti filma nalt e posht…shoko…molli esht super…ti e din…vet…e ke pa…Ok…tani me fol per te bardhen…

Sueld Elezi: Ok…se po pret dhe ky ktu fol per te bardhen…

Sueld Elezi:S’ka ska sky ai…po i kam shkrujt….*

*IMG1603625596139 vlla me duen 2 buke ne gravina”…

Sueld Elezi: Ok….

[20:52, 23/05/2025] Kristela:

Në datën 25.10.2020 nga ora 10:51 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me sigurimin, organizimin e trafikimit të lëndës narkotike prej rreth 2 (dy) kilogram të dyshuar të llojit kokainë si dhe shkëmbëjnë fotografi të kësaj lënde:

Sueld Elezi: Vlla jam tu me ker shokun qe erdhi snjoni me kesh pke bardh jam knu hajd mer lekt thot vet dhe me co ne pas…Esh shoku bledi policoro…Se e pa…Esh shoku bledi policoro…Se e pa mej men una…Po tkom qi e njifka dhe ky shoku…Then. Dhe inthas ku tkam pa…Filloj mu hofu pasaj…H1IQJ2—

Vijon biseda në datë 25.10.2020 në orën 11:12 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me adresën ku do dorëzohet lënda narkotike dhe që shtetasi Sueld Elezi do e presë atë:

Sueld Elezi: Ne gravina villa e bjen dit obi derken un atje do jem u tam tu e prir…After altamura…5km larg altamura…

fol per te bardhen…081OG3—s’ka ska sky ai…po i kam shkrujt….**IMG1603625596139…..Chats akoam………………….Attachment[ {“from”:”inter1”,”msg”:”0

vlla”},{“from”:”inter1”,”msg”:”me duen 2 buke ne

gravina”}]…..081OG3—Ok….

Vijon biseda në datë 26.10.2020 në orën 10:41 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me rrugën ku do bëhet dorëzimi i lëndës narkotike:

Orges Molla: nje adres me te sakt

Sueld Elezi: ne ska kala sansarvenom…

Orges Molla: ok villa…

Në datë 26.10.2020 në orën 13:30 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me pagesën që duhet bërë për faktin që shtetasi Sueld Elezi merr udhëzime dhe bën pagesat që do të bëjë për lëndë tjetër narkotike si dhe për “kuqe” heroinë:

Orges Molla: plako maja lekt e mallit qe do jam tu marr…Po ta me merak se ja co gasi i landit ti shpi…flasin te vetem…thuaji ati jam kushuri i landit…

Në datë 28.10.2020 nga ora 16:36 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi komunikon me përdoruesin e SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla, në lidhje me një përdorues të SkyECC ku del na përmendet emri i bashkëpunëtorit tjetër të ketij grupi Emri Hysenaj, që ka në përdorim edhe një tjetër SkyECC tjetër, biseda si vijon:

Sueld Elezi: Ma jep kodin ti shkruj atij emres konyaktin e ke

Orges Molla: edhe ke u dona…a mos ja qi robt….pffff…me rob shpie….plako…081OG3—18:41 km tren…H1IQJ2—inter1 sent TST a contact: and Ukju C87tRJ”……na shkruj thier…e villa….

Në datë 29.10.2020 në orën 10:51 e në vazhdim, përdoruesi i SkyECC H1IQJ2, i identifikuar si Orges Molla komunikon me përdoruesin e SkyECC 81OG3O, i identifikuar si Sueld Elezi, në lidhje me lekët që kanë për t’i dhënë për shkëmbimin e lëndës narkotike dhe konkretisht është i shqetësuar për vonesat gjithashtu thotë emrat e atyre që u ka dhënë lëndë narkotike ndër ta është edhe shtetasi Emri Hysenaj:

Orges Molla: ore per kok te plakes jam tu u vra me robt…apo si ca me i thon mo…lek me pru tgjoih….lek beldi…lek….emre

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?