Kryeministri Edi Rama tregoi edhe një rast të një gruaje që kishte denoncuar se shtëpia që kishte blerë kishte rezultuar komplet ndryshe nga projekti që kishte parë. Rama tha se ndërtuesi ia kishte shitur banesën me ballkon, por jo dera e ballkonit në fakt ishte një derë që e nxirrte atë në rrugë. Rama paralajmëroi gjithashtu edhe masë kundër kondicionerëve që i cilësoi si "bubuzhela" në fasadat e ndërtesave.
“Dhe kur shkojnë paguajnë ndërtuesi, se kisha një rast konkret para dy ditësh me një karagjoz. Ndërtuesi i tregon projektin dhe shikon njeriu mblidhet gjitha familja e sheh projektin gjithë gëzim, projekti shkëlqen me pemë e ndriçim dhe paguan. Kur shkon atje, ajo godina nuk ngjan me atë që ka parë në fotografi. Është e shëmtuar, e dyta, futet brenda dhe nuk merr dot hipotekën sepse ai ndërtuesi ka shkelur të gjitha kushtet e lejes. Se do t’i marrë me vete në varr ato metrat katror që ka bërë. Kjo është kostoja që më intereson, jo se do t’i rritet x e y se do të bëjë shtesa. Se nuk i dalin 100 vila, do të bëjë dhe 20 pa leje. Para dy ditësh fola me njërin, e mora vetë se kishte bërë edhe të fortin inspektorëve, ia kishte shitur apartamentin një zonje me ballkon. Nuk kishte ballkon. Ajo me të drejtë thoshte ja ku është, kishte bërë denoncimin. Ma çoi edhe mua, ja ku është çfarë kam blerë, një godinë me tre kate dhe në të parin me ballkonin dhe ja cfarë kam marrë, një godinë me bubuxhela se kështu iu them atyre kondicionerëve që i vënë nëper fasada. Do t’ia heqim të tërë kondicionerët në fasada, ata që janë akoma në proces. Dhe ia kishte nxjerrë apartamentin në rrugë. Derën e ballkonit, ia kishte bërë derë për të dalë nga shtëpia në rrugë. Këto janë kostot që kam merak unë. Jo të atij tipit që o do të bëj ballkonin ose do të hyjë në listën e zezë.”, u shpreh Rama.
Lajmi kryesor:
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë e zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
Xh.D/I.M/ReportTv.al
