Kronikë

Kishin mbetur të bllokuar në det, policia iu vjen në ndihmë 8 pushuesve në Vlorë (VIDEO)

15 Qershor, 10:09| Përditesimi: 15 Qershor, 10:14

  • Share

Policia Kufitare e Vlorës iu ka ardhur në ndihmë 8 pushuesve që kishin mbetur në det për shkak të problemeve me mjetet e tyre lundruese.

4 pushues ishin bllokuar në det rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit, pasi gomonia me të cilën lundronin kishte pësuar defekt.

Ndërkohë, 4 të tjerët ishin bllokuar teksa po lundronin me kanoe në plazhin e Porto Palermos. Sipas policisët, të gjithë pushuesit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas marrjes së njoftimit nga SPK Triport, se një gomone me 4 shtetas në bord kishte pësuar defekt rreth 1 milje larg zonës së Shën Janit, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Triport u nis menjëherë drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e gomones, e cila kishte pësuar defekt, deri në stacion, së bashku me 4 shtetasit në bord, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Pas marrjes së njoftimit nga SPK Dhërmi, se 4 shtetas që po lundronin me kanoe në plazhin e Porto Palermos ishin bllokuar në det dhe kërkonin ndihmë, u organizua menjëherë puna për t’u ardhur në ndihmë. Mjeti lundrues i Policisë Kufitare të SPK Dhërmi u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur shoqërimin e 4 shtetasve në bregdet, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.”, njofton policia.

Policia Kufitare vijon të qëndrojë në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë në hapësirat detare, duke reaguar me profesionalizëm në çdo situatë emergjente.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?