Policia e Shkodrës ka publikuar pamjet e momentit të shpëtimit të 3 turistëve nga Tirana që kishin mbetur të bllokuar në malin e fshatit Bogë prej më shumë se 12 orësh gjatë ditës së djeshme (4 shkurt).
Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, u krye nga Policia Alpine e Forcave Kombëtare të Sigurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me Emergjencat Civile, si dhe një grup vullnetarësh.
Në pamje shihet edhe momenti teksa shpëtohet transportohet turisti 26 vjeçar i cili kishte dëmtuar këmbën.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Shkodër, 12 orë të bllokuar në malin e Bogës, shpëtohen 3 alpinistët nga Tirana! Njëri i dëmtuar në këmbë
B.V/ReportTv.al