Në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, janë arrestuar 4 persona, pasi kishin vjedhur disa viça në Greqi dhe po i tentonin t’i kalonin ndërmjet kufirit të gjelbër në Shqipëri.
Policia kufitare ka arrestuar Florian Dodën, 57 vjeç, Erjon Bendaj, 38-vjeç, Xhulio Doda, 23-vjeç, dhe Mario Doda, 50 vjeç.
Personat e kapur nga Policia Kufitare janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme. Ato u arrestuan për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Komento