Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës disa ditë më parë, turisti gjerman detyrohet të ‘braktis’ mjetin në cekëtinë

30 Mars 2023, 13:10| Përditesimi: 30 Mars 2023, 14:15

  • Share

VLORË- Që prej 11 marsit, veliera e një turisti gjerman qëndron në grykëderdhjen e Vjosës edhe pse u tha se do të lëvizej për në portin e Vlorës nga uniformat blu. Turisti gjerman humbi drejtiimin mbrëmjen e 11 marsit nuk ka mundur të marrë velieren pas incidentit që pati në det disa ditë më parë. 

Ai kishte probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq dhe kishte humbur kontaktin me familjen. Policia ka njoftuar se mjeti lundrues u lokalizua në grykëderdhje të lumit Vjosë dhe kishte ngecur në cekëtinë.

Uniformat blu bënë me dije në bashkëpunim me operatorët privat do të  bashkëpunohej për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues nga cekëtina e grykëderdhjes së lumit Vjosë, për ta transportuar në portin e Vlorës por kjo s’është realizuar.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?