Në kulmin e aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe përplasjes mes Prokurorisë së Shkodrës me kryeministrin Edi Rama për ndërtimin pa leje në Theth të Shkodrës me kabinat e vendosura aty, vjen edhe një lajm i pazakontë.
Një turist nga Jemeni kishte rezervuar dy netë në kompleksin me konternierë, në pronësi të të kërkuarit nga SPAK, Prek Kodra, por kur mbërriti aty e gjeti të shkatërruar pas prishjes nga IMT.
I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ai tregon se ka prenotuar bashkë me familjen dhe se kjo nuk ishte aspak e mirë për vendin.
“Vij nga Jemeni. Po, kam prenotuar (tregon në telefon prenotimin në kompleksin e Eagles Villas Theth). Nuk e di ku të shkoj tani, nuk e di çfarë të bëj, jam me familjen time.
Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Dhe nëse vij apo shkoj diku dhe nuk e gjej aty, e shoh kështu. S’më ka thënë njeri gjë. Jam me familjen, kështu që çfarë të bëj unë tani?!", u shpreh ai.
Bashkia e Shkodrës, IKMT dhe Policia ndërmorën një aksion pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike dhe mes tyre ishte edhe sheshi i mbushur paligjshmërisht me kontejnerë në Theth, në pronësi të të kërkuarit Prek Kodra.
Rama kritikoi vendimin e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli që pas referimit të dosjes nga Policia, vendosi të mos niste hetimet, pasi nuk e cilësoi ndërtim pa leje dhe as vepër penale.
Komente

Turist nga Jemeni? Ore kini kujdes me keta mos u jepni viza pa hesap. Se kuptoj .
PërgjigjuAta kabina kushtojnë 200€ nata dhe spagujn as taksa. Mir ja u bajn gjakpirsave që spagujn taksa e çmimet si ndubaj.
PërgjigjuNe I zhdukim cibanet e huaj nga toka jone. ( Sander Prosi)
PërgjigjuShko andej nga ke ardh or teeejjjj
Përgjigjuo EF o klysh k