Sociale

Kishte prenotuar dy ditë me familjen në kabinat e Thethit, por turisti nga Jemeni i gjen të shkatërruara: Nuk është mirë për vendin tuaj! Ku të shkoj tani? (VIDEO)

8 Korrik, 16:27| Përditesimi: 8 Korrik, 17:38

  • Share

Në kulmin e aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe përplasjes mes Prokurorisë së Shkodrës me kryeministrin Edi Rama për ndërtimin pa leje në Theth të Shkodrës me kabinat e vendosura aty, vjen edhe një lajm i pazakontë.

Një turist nga Jemeni kishte rezervuar dy netë në kompleksin me konternierë, në pronësi të të kërkuarit nga SPAK, Prek Kodra, por kur mbërriti aty e gjeti të shkatërruar pas prishjes nga IMT.

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja ai tregon se ka prenotuar bashkë me familjen dhe se kjo nuk ishte aspak e mirë për vendin.

“Vij nga Jemeni. Po, kam prenotuar (tregon në telefon prenotimin në kompleksin e Eagles Villas Theth). Nuk e di ku të shkoj tani, nuk e di çfarë të bëj, jam me familjen time.

Nuk është mirë për vendin tuaj, nuk është mirë për njerëzit që e vizitojnë. Unë vij në vendin tuaj që të jem i lumtur. Dhe nëse vij apo shkoj diku dhe nuk e gjej aty, e shoh kështu. S’më ka thënë njeri gjë. Jam me familjen, kështu që çfarë të bëj unë tani?!", u shpreh ai.

Bashkia e Shkodrës, IKMT dhe Policia ndërmorën një aksion pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike dhe mes tyre ishte edhe sheshi i mbushur paligjshmërisht me kontejnerë në Theth, në pronësi të të kërkuarit Prek Kodra.

Rama kritikoi vendimin e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli që pas referimit të dosjes nga Policia, vendosi të mos niste hetimet, pasi nuk e cilësoi ndërtim pa leje dhe as vepër penale.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 08/07/2025 22:09

    Ata kabina kushtojnë 200€ nata dhe spagujn as taksa. Mir ja u bajn gjakpirsave që spagujn taksa e çmimet si ndubaj.

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/07/2025 19:40

    Ne I zhdukim cibanet e huaj nga toka jone. ( Sander Prosi)

    Përgjigju
  • Or tejjj: 08/07/2025 17:53

    Shko andej nga ke ardh or teeejjjj

    Përgjigju
    • Sos: 08/07/2025 19:17

      o EF o klysh k

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?